Ekskluzive 2 May 2024, 12:02 Nga VNA

Si humbën 90 mijë euro brenda një nate, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri në një kazino në Maltë

Ndaje në Whatsapp
Si humbën 90 mijë euro brenda një nate, Arben Ahmetaj dhe Mirel

Në aktakuzën e SPAK për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj në arrati prej muajsh, është përshkruar një episod që dëshmon se si zyrtarët e lartë në vendin tonë, abuzojnë me fondet publike, por flet shumë edhe për lidhjet e tyre me njerëz të biznesit, të cilët me pushtetin që kanë i favorizojnë më pas në bizneset e tyre milionëshe.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se vetëm për një natë të vetme në një casino në Maltë, në vitin 2018, Arben Ahmetaj në shoqërinë e biznesmenit Mirel Mërtiri, bosit de facto të inceneratorit të Tiranës, po ashtu në kërkim ndërkombëtar ka shpenzuar 90 mijë e 500 euro. VNA ka mësuar se të dhënat janë konfirmuar përmes përgjigjes që autoritetet në Maltë i kthyen Prokurorisë së Posacme në kuadër të hetimit që po kryhej ndaj Ahmetaj. Referuar dokumentit të prokurorisë së posaçme rezulton se Ahmetaj dhe Mërtiri kanë paguar cash paratë për blerjen e fishave. Autoritetet malteze janë të bindur që lojtarët janë Ahmetaj, deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Mërtiri biznesmen, pasi të dy kanë lënë në casino fotokopjet e pasaportave.

Arben Ahmetaj është zyrtarisht i pandehur për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në nakuzë janë vënë ish-gruaja e tij dhe partnerja aktuale. Po ashtu të pandehur janë edhe Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Lidhjet mes Mërtirit dhe Arben Ahmetaj janë të hershme, madje disa kohë më parë ata të dy udhëtonin në të njëjtin automjet kur u aksidentuan në Maqedoninë e Veriut.

Dy vitet e fundit ata u përplasën ashpër, për arsye që mbeten të paqarta. Inceneratorët konsiderohen si afera më e madhe korruptive në të paktën 2 dekadat e fundit, që deri më tani ka çuar prapa hekurave ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa ish-numri dy i qeverisë, një prej njerëzve të besuar të Edi Ramës është në kërkim ndërkombëtar.

Ahmetaj ndodhet në Zvicër ku ka kërkuar dhe statusin e azilantit politik. Krahas tij, nën akuzë janë vënë edhe ish gruaja e z.Ahmetaj, Albina Mançka dhe partnerja e tij aktualisht, Erjola Hoxha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme