Ekskluzive 3 May 2024, 19:00 Nga VNA

U arrestua pas zbërthimit të Sky ECC, ish prokurori, Xhevahir Lita, fundos bosët e “Metamorfozës”

Ndaje në Whatsapp
U arrestua pas zbërthimit të Sky ECC, ish prokurori, Xhevahir Lita,

Zhvillime interesante pritet të ketë në procesin penal ndaj të pandehurve të arrestuar në kuadër të operacionit Metamoforza, që u finalizua pas zbërthimit nga autoritetet franceze të aplikacionit të koduar SKY EÇ.

Prokuroria e Posaçme i ka finalizuar hetimet dhe dorëzuar për gjykim të pandehurit, mes të cilëve biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish shefin e Forcës së Posacme Operacionale, Oltian Bistri, ish drejtuesin e prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, pjesëtarë të grupit famëkeq Bajri, mes të cilëve Behar Bajri si dhe emra të tjerë të botës së krimit.

Ajo çfarë mbahet ende në sekret të plotë, është dëshmia e të pandehurit Xhevahir Lita, ish drejtues i Prokurorisë së Kukësit. Burime të besuara për VNA, bëjnë me dije se Lita ka pranuar se ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe ka patur kontakte me të tjerë të pandehur.

Dëshmia e tij, konsiderohet si provë vendimtare në proces, pasi duke qenë se Lita ka pranuar një fakt të tillë, ka rrëzuar pretendimet e të pandehurve të tjerë, të cilët nuk pranonin se ishin përdorues të aplikacionit e për pasojë nuk pranonin as kryerjen e bisedave.

Pas momentit që Lita është rrëfyer, e tashmë është nën akuzë për korrupsion e nxjerrje sekreti, mësohet se disa prej të pandehurve kanë insistuar që të ballafaqohen me të, por kërkesa e tyre është rrëzuar.

Nga hetimet e kryera në kuadër të dosjes “Metamorfoza” SPAK mundi të hedhë dritë mbi disa ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë viteve 2019- 2022, sic është ekzekutimi i Gjon Ndojit Boriçit në Vaun e Dejës. Prokuroria zbuloi edhe disa plane të grupit kriminale për të ekzekutuar Ibrahim Licin e Dorian Dulin, kundërshtarë të përbetuar të Bajrave, si dhe  Genc Tafilit, Taulant Pepës e Kleanth Musabelliut, ky i fundit ishte në përplasje me investitorin strategjik Pëllumb Gjoka. Në kuadër të dosjes Metamorfoza është shpallur në kërkim dhe Ervis Martinaj, mbreti i bixhozit i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022. Por duke qenë se fati I tij mbetet mister, dosja është veçuar..

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme