Ekskluzive 6 Maj 2024, 15:45 Nga VNA

Të mashtrosh me emrat e politikanëve dhe të kriminelëve

Ndaje në Whatsapp

Mjafton një mesazh me emrin e kryeministrit, ministrit të brendshëm, kryetari bashkie, apo të një krimineli. Dhe sa hap e mbyll sytë, njerëz të biznesit mbushin qesen me para dhe e dorëzojnë pa asnjë hezitim.VNA do të sjellë më poshtë disa ngahistoritë më interesante të mashtrimeve.

Jam Edi…

Pëllumb Salillari, një prej biznesnëve më të suksesshëm në vend, ra pre e mashtrimit dhe pagoi një shumë prej 150 mijëeurosh, vetëm se një person u hoq sikur të ishte kryeministri Edi Rama.

Mbrëmjen e 5 janarit 2023, rreth orës 22:30, Pëllumb Salillarit I mbërrin një mesazh në aplikacionin Signal me emrin Edi.

Duke menduar se është kryeministri Edi Rama biznesmeni I përgjigjet: “mire shef si jeni?”.

“Doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër”, I shkruanEdi. Salillari i shkruan: Më thuaj të lutem pa problem. AI I përgjigjet “Ia jep dot robit 150 000 euro dhe rregullohemi”.

Hetimet zbuluan se 3 persona, të cilët u identifikuan si Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të cilët ndodhen aktuaisht nën masën e arrestit me burg, kishin arritur të ndërhyrinin në aplikacionin Signal dhe në këtë mënyrë i shkruanin duke pretenduar se ishin kryeministri.

Salillari njoftoi policinë dhe ndoqi udhëzimet e saj. La takim me personat që tentuan ta zhvasnin permës mashtrimit.

Policia vuri një GPS në cantën me para, brenda së cilës kishte150 000 euro dhe në vendin ku ishte lënë takimi, realizoi arrestimin e tyre.

Të mashtrosh në emër të Taulant Ballës

Një rast tjetër mashtrimi “truri” i së cilës është Florian Gjergji, u zbulua nga prokuroria e Elbasanit. Ai arriti ti merrte shumën prej 100 mijë eurosh një biznesmeni nga Librazhdi, të cilit iu prezantua në emër të Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Sikurse thuhet në dosjen hetimore rezulton se: Më datë 2 maj2014, në policinë e Elbasanit është paraqitur Flamur Rrushi, icili ka deklaruar se me datë 2 maj në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin Taulant Balla. Fillimisht ai ka dërgua mesazh dhe me pas e ka telefonuar dy herë nëpërmjet aplikacionit Viber. Rrushi thotë se nuk iu përgjigj, pasi nuk dinte të përdorte Viber.

Më pas kontakti me emrin Taulant Balla i ka dërguar mesazh duke i thënë “jam në drekë”, “ma mban një porosit”, “do ta kalojë një mik andej jepja 100 mijë euro dhe rregullohemi”. Flamuri i është përgjigjur: “Ok, të flasi me mua.

Kontakti Taulant Balla i shkruan: “ok, po telefon pas pak.

Biseda sikurse thuhet në dosjen hetimore është zhvilluar rrethorës 14:00 me anë të mesazheve.

Flamuri shpjegon në kallëzim se ka komunikuar në telefon me një shtetas, i cili i thotë se po e priste në Librazhd. Ndërsa, ai i shpjegon se do të vonohej se kishte punë ne Elbasan. Rreth orës17:00 i njëjti kontakt me emrin “Taulant Balla” i ka dërguar përsëri mesazh duke e pyetur: “U lidhe me të”. Flamuri i shkruan: “Po po e pres, po vi unë në Tiranë”. Ndërkohë ai iu përgjigj duke i thënë: “faleminderit, nga e diela të bëj telefon, hamë ndonjë drekë”.

Një orë më vonë, Flamuri i dërgon përsëri mesazh personit, duke i thënë se “ka 3 orë që e pret dhe ka fikur telefonin”. Në këtë moment, ai i ka thënë se “e ka dërguar dikë tjetër dhe po mundemi silli nesër në Tiranë, rreth orës 11 paradite, ose po të dërgoj dikë tjetër nëse je aty”. Flamuri i thotë “po t’i dërgoj sonte, por më dërgo ndonjë person kur të jem në Tiranë, pasi kam punë atje.

“Ai i dërgoi mesazh duke i thënë se nuk ishte në Tiranë, por do ti gjente dikë kur të ishte aty”. Sapo Flamuri ka mbërritur në Tiranë I dërgon mesazh që kishte mbërritur.

Ai ja kthen “se po vonohet pak, prite pak nëse mundesh. Nëse jo leviz”. Flamuri I shkruan: Po e pres dhe ku ta pres”. Ai i thotë: Te spitali Hygea.

Rreth orës 21:15 Flamurin e telefon personi, duke i thënë se është brenda në spital dhe i dha sinjal me dritat e makinës. Flamuri vuri rese ky shtetas kishte një automjet tip MerdezesBenz dhe lexonte Taxi. Flamuri i afrohet automjetit dhe në të ndodhej vetëm drejtuesi. Ai nuk zbriti. Flamuri ja dorëzon shumën e 100 mijë eurove, të cilat i kishte futur në një kuti kartoni dhe kutinë e kishte vendosur në një qese të bardhë. Biznesmeni arrin të fiksojë targën e makinës, por as nuk e pyet për emër personin që i dorëzoi shumën e parave.

Hetimi

Nga kqyrja ne systemin “DEEPSEE” rezulton se numri që kishte kontaktuar Flamur Rrushin, iu përkiste shtetasve E.T dhe Kristjano Përndoj. Policia ka zbarkuar me urgjencë në banesën e tij dhe ka ushtruar kontroll, ku ka gjetur 6 fishekë dhe një thikë me dorëze të zezë. Por nuk u gjetën shuma parash. Pas shoqërimit të Përndoj, u bë paraqitje për njohje dhe Flamur Rrushi identifikoi taksistin si personin që i kishte dorëzuar shumën e parave.

Prokuroria zbuloi nga hetimet se Përndoj është taksixhi në Lezhë, me dokumentacion të rregullt. Ai ishte kontaktuar nga Florian Gjergji, i cili i kishte kërkuar të shkonte deri në Tiranëdhe të merrte një pako nga një mik i tij, që do të vinte ngaElbasani.

Sipas udhëzimeve të Gjergjit, pakon do ta merrte të spitali Hygeja.

“Mos është me probleme, mos më fut në siklete vëlla me shtetin e njerëzit”, e pyet taksisti.

“Jo pa merak, është miku im, por jam i zënë por nuk shkoj dot ta marr vetë”, i përgjigjet Florian Gjergji.

Pasi merr kutinë, taksisti Përndoj shkon në Lezhë dhe ja dorëzon Gjergjit. Ai e dinte që brenda saj kishte plot 100 mijë euro. Gjergji i paguan faturën e taksinë: 100 euro.

Pasi u bënë verifikimet, prokuroria urdhëroi lirimin e Përndoj, pasi rezultoi pa asnjë lidhje me historinë e mashtrimit në emër të Ministrit të Brendshëm.

I mora borxh paratë…

Flamur Rrushi ka deklaruar se është administrator i një shoqër private me objekt transport ndërkombëtar mallrash. Ai thotë se shumën prej 100 mijë eurosh e ka marrë borxh tek një I afërm. Sa i përket ministrit të Brendshëm ai pretendon se e ka mik, por ka patur një numër tjetër kontakti. Me ndihmën e një të afërmi ai thotë se e kuptoi që numri nuk ishte i ministrit dhe se në këtë mënyrë ka kuptuar se ishte mashtruar.

“Truri” i mashtrimit…

Florian Gjergji ka tentuar të mashtrojë edhe biznesmenë të tjerë, me këtë skemë. Ai u prezantua si kryebashkiaku Erion veliaj, kur tentoi të mashtronte biznesmenin e njohur Ramë Geci. Këtij të fundit i kishte kërkuar shumën prej 100 mijë eurosh ne emër të Veliajt. Sic rezulton nga hetimet, ai kishte dërguar dy të njohurit e tij, që të merrnin paratë. Por Ramë Geci e nuhati se dicka nuk shkonte dhe se po binte pre e mashtrimit, e për këtë arsye informoi policinë. Njëherë tjetër ai u përpoq të mashtronte duke u prezantuar në emër të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi apo edhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga institucione të ndryshme.

Të mashtrosh Emiljano Shullazin

Albana Laze, guxoi deri aty sa të tentonte të mashtronte një prej emrave më famëkeq të botës së krimit, Emiljano Shullazin.

Ajo pretendonte se ishte e afërt me një prokuror të krimevetë Rënda dhe se do të ndërhynte të lironte nga burgu jo vetëm Shullazin, por edhe Genc Ferhatin.

Në këmbim kërkonte shumën prej 150 mijë eurosh. Gruajau arrestua në tetor të 2007 dhe dy vite më vonë u dënua me 12 vite burgim për akuzat e “mashtrimit në shuma të mëdha” dhe“shpifjes për shkak te detyrës”, pasi keqpërdori emrat e zyrtarëve të drejtësisë që të arrinte qëllimet e saj.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme