Ekskluzive 8 May 2024, 19:15 Nga VNA

Rihapet dosja e Xibrakës?! SPAK thërret Bardhin si person në dijeni, reagon dhe Rama

Ndaje në Whatsapp
Rihapet dosja e Xibrakës?! SPAK thërret Bardhin si person në

Pas denoncimit publik të bërë nga deputeti i Rithemelimit Gazment Bardhi, të disa të dhënave që sipas tij tregojnë lidhjen e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit me trafikantët e laboratorit të kokainës, SPAK rihap dosjen Xibraka.

Ndonëse Prokuroria e Posacme nuk ka bërë reagim zyrtar për këtë cështje të shumëpërfolur, lajmi konfirmohet përmes dërgimit të një fletëthirje dërguar gazmend Bardhit, që u publikua nga vetë ky i fundit.

“SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 - viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK”, deklaroi Bardhi. AI tha se do ti përgjigjet drejtësisë dhe se do të paraqitet të mërkurën e ardhshme në prokurorinë e Posacme.

Më herët Bardhi publikoi të dhëna, përfshirë dhe lëvizjet në systemin TIMS, ku Olsi Rama sipas tij ka përdorur të njëjtin automjet, me të cilin udhëtonin edhe bossët e Xibrakës.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në X, Rama shprehet se drejtësia vepron vetëm me fakte dhe prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull.

“Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull! Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale” – shkruan Rama në X.

Kujtojmë se Olsi Rama iu drejtua SPAK dhe kërkoi që Gazmend Bardhi të hetohej për kallëzim të rremë, por Prokuroria e Posacme vendosi mosfillimin e procedimit,  për shkak se sipas saj nga verefikimet në protokoll nuk rezultoi se deputeti të kishte paraqitur kallëzim penal.

Dosja Xibraka është konsideruar një “patate e nxehtë” për drejtësinë. Për laboratorin në fshatin në dalje të Elbasanit, autoritetet shqiptare u informuan nga partnerët gjermanë, por fakti që në laboratorin e përshtatur po zhdukeshin provat, u ngritën dyshime për dekonspirim. Madje në vendimin e gjykatës së ish-Apelit për Krime të Rënda për të pandehurit e dosjes Xibraka, kritikohen veprimet e policisë dhe ndërhyrja e nxituar në laborator.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme