Ekskluzive 8 Maj 2024, 18:15 Nga VNA

Aludoi për një lidhje gay. Vrasja e Liridona Ademajt përplas Behgjet Pacollin dhe Arjan Currin në gjykatë

Ndaje në Whatsapp
Aludoi për një lidhje gay. Vrasja e Liridona Ademajt përplas

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli troket në dyert e drejtësisë shqiptare ku do të përballet me analistin Arjan Curri, të cilin e akuzon për shpifje. Burime për VNA konfirmuan se Pacolli ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës një padi penale ndaj analistit duke kërkuar cilësimin fajtor dhe dënimin e tij për veprën penale të shpifjes.

Padia lidhet me një dekleratë të analistit në një nga emisionet kryesore në vend, gjatë trajtimit të ngjarjes tronditëse në Kosovë, ekzekutimit të Liridona Ademaj, ku si urdhërues i krimit dyshohet bashkëshorti i saj Naim Murseli, si ekzekutor Granit Plava, ndërsa në rolin e bashkëpunëtorit, Kushtrim Kokalla, ish-pjesëtar i FSK-së së Kosovës.

Këtë të mërkurë, në gjykatë ishte planifikuar seanca e parë gjyqësore mes palëve, por për shkak të mungesës së gjyqtares së çështjes, procesi u shty për në datën 27 qershor 2024.

Vrasja e Liridona Ademaj është një ndër ngjarjet që tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri. Gruaja u ekzekutua në Prishtinë brenda automjetit teksa udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur në drejtim të banesës së tyre.

Fillimisht u raportua si një vrasje gjatë nje tentative grabitje, por provat tradhtuan Naim Murselin, i cili bashkë me dy të dyshuarit e tjerë po mbahet në paraburgim. Nga hetimet rezultoi se ai kishte pajtuar Granit Plavën për të vrarë gruan duke i premtuar se do t’i jepte një shumë të konsiderueshme parash. Motivet e krimit të rëndë vijojnë të mbeten ende mister.

Kujtojmë se analisti Arjan Curri, ishte ndër të parët që artikuloi publikisht se një nga arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, dyshohej se ishte një devijim seksual i Naim Murselit. Në vazhdën e kësja, analisti ngriti dhe pyetjen se pse kumbari i fëmijëve të Liridonës, që ishte ish-Presidneti Behgjet Pacolli mungoi në varrimin e saj. Më qartë ju sjelli deklaratën e Currit në një emision të rëndësishëm në vend:

“Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore i shoqi me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Prirem ta besoj kriminologjinë. Një burrë që vret një grua është grua. Nuk është burrë. Pse kumbari i fëmijëve të Liridonës, Behgjet Pacolli mungon në varrimin e saj. Nuk ka qenë as tek i pari, as tek i dyti. Kemi dëgjuar që ai thotë kemi marrëdhënie familjare. Mundet që edhe vilën t’ia ketë dhuruar ai” - tha Arjan Curri.

Lidhur me këtë deklaratë, menjëherë ka reaguar ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, i cili tha se deklaratat e Currit kanë shkaktuar vuajtje te familja e tij, dhe se për këtë ai që atëherë paralajmëroi një padi ndaj analistit. Për më qartë po ju sjellim edhe reagimin e Pacollit:

“Do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime. Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime. Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese.Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruante Pacolli. /VNA.al/

 

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme