Ekskluzive 7 May 2024, 15:52 Nga VNA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Ekspertët dalin në konkluzion, viktima ka patur pranë një person të armatosur

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Ekspertët dalin në konkluzion, viktima ka

Ish-efektivi i repartit special RENEA, Arbër Paplekaj qëlloi pasi pa përballë tij persona të armatosur. Qitësi ndodhej jo më larg se 1 metër nga viktima Pjerin Xhuvani.

Në këtë konkluzion dolën ekspertët e caktuar nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila po shqyrton dosjen penale ndaj të pandehurit Paplekaj. Ekspertët rindërtuan mekanizmin e ngjarjes, pasi analizuan provat dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë që filmuan gjithë skenën e krimit.

Sipas aktit të ekspertimit, referuar pamjeve filmike rezulton se viktima ka patur pranë një person të armatosur që ka qëlluar. Kjo sipas tyre provohet nisur nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje, por edhe nga faktorët plotësues, pra gjurmët e barutit që u gjetën në rrobat e viktimës Pjerin Xhuvani. “Në trupin e viktimës janë konstatuar faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga nje qites prane tij”, thuhet në aktekspertim.

Ekspertët theksuan se Xhuvani mbërriti në vendin e ngjarjes, i shoqëruar nga disa persona, ndërsa më herët, referuar pamjeve filmike kishin mbërritur edhe forcat e policisë. Më tej, grupi I ekspertëve thekson se bazuar tek pamjet filmike, rezulton se Arbër Paplekaj është tërhequr, kur dy grupet janë konfliktuar fizikisht, ndërsa sqarojnë se ai është vendosur në pozicion mbrojtjeje, për shkak se përballë ka parë persona të armatosur.  Në dokumentin e dorëzuar në gjykatë, ekspertët ngritën dyshime se konflikti i armatosur nis nga grupimi ku ishte pozicionuar viktima Pjerin Xhuvani. Referuar pamjeve del qartë se është qëlluar më armë nga drejtime te ndryshme.

Pasi dëgjoi ekspertët, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mbylli shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-specialit të RENEA-s, Arbër Paplekaj dhe iu dha kohë deri më datë 24 maj prokurorisë por edhe avokatëve të paraqesin argumentat e tyre.

Ish -oficeri i RENEA-s është dënuar me 22 vite burgim nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e vrasjes se Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare 25 prillit, gjatë përplasjes së dy grupimeve të militantëve të PS-së dhe PD-së. Konflikti lindi pasi grupimi në mbështetje të opozitës, ndaloi Mehmet Grecës i njohur si Met Dafllaku, pasi dyshonin se ai po blinte vota në favor të subjektit Partia Socialiste. Paplekaj këmbëngul se krimin e kreu për vetëmbrojtje, pasi në grupimin përballë tij kishte persona të armatosur që i rrezikuan jetën. Teksa kërkon zbardhjen e së vërtetës, Paplekaj ka kërkuar falje familjarëve të viktimës në mënyrë të vazhdueshme.

Në të njëjtën proces me Paplekaj, po gjykohen edhe dy ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe 8 oficerët të forcës së posacme Shqiponja, të cilët janë dënuar për shpërdorim detyre.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme