Ekskluzive 8 May 2024, 20:00 Nga VNA

Të ardhurat deri në 2 milionë lekë, qytetarët kryesojnë listën e deklaruesve, më pak bizneset e vogla e të mesme

Ndaje në Whatsapp
Të ardhurat deri në 2 milionë lekë, qytetarët

Individët tatimpagues kalojnë numrin e bizneseve të vogla e të mesme.

Në fund të muajit prill të çdo viti, të gjithë individët që kanë realizuar 2 milion lekë ( të reja) të ardhura, duhet të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore. Ka 3 vjet që këtë detyrim e kanë dhe individët që janë të dy punësuar, ku për shkak të taksës progresive mund të tatohen më pak te paga e parë. Për të rregulluar këtë padrejtësi, tatimet llogritin shtesën e cila duhet të derdhet në llogarinë e tyre brenda muajit qershor.

Shtimi i kategorisë së të dypunësuarve ka bërë që numri i personave që duhet të regjistrohen si tatimpagues dhe të deklarojnë të ardhurat të jetë 73.790 persona për këtë vit, ndërsa numri në total në regjistrin e tatimeve numri i llogarive të tatimpaguesve indiidë arriti në 106,208 individë që kanë një llogari tatimpaguesi. Për herë të parë numri i individëve po barazon kategorinë e bizneseve të vogla e të mesme 93,709 nga 127,698 biznese aktive.

Sipas të dhënave të administratës tatimore janë 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49,566 të tjerë të dypunësuar.

Tatimi mbi të fitimin/ Dominon tatimi i individëve.

Vitin e shkuar tatimet morrën 579 milion euro nga taksa mbi të ardhurat personale, gati 79 milion euro më shumë se në vitin 2022. Bizneset derdhën në buxhetin e shtetit 549 milion euro, duke shënuar dhe ata një rritje me 70 milion euro, e nxitur kryesisht nga tatimi i veçantë për prodhuesit e energjisë elektrike gjatë periudhës së krizës.

Tatimi me peshën më të madhe në këto të ardhura është ai mbi pagat, nga ky hynë 330 milion euro në buxhet, i ndjekur nga dividentët që tërheqin si fitim akisionerët e firmave private me 58 milion euro, tatimi mbi shitjen e pasurive të patundshme nga ku hynë në formë fitimi 54 milion euro dhe tatimi i qirave 48 milion euro.

Viti i shkuar rriti ta ardhurat në buxhet nga tatimi i interesave bankarë për shkak të rritjes së normave të tyre. Nga tërheqja e fitimit bankar të indvidëve që kanë depozita u tërhoqën 160 milion euro nga ku 24 milion shkuan për të paguar taksa.

Dy tatimet me performancën më të dobët janë të tatimi i lojtarëve të lojrave të fatit dhe të drejtat e autorit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme