Ekskluzive 9 Maj 2024, 17:00 Nga VNA

Aludimet për lidhje gay në rastin e Liridona Ademajt, VNA siguron padinë e Behgjet Pacollit ndaj Arjan Currit

Ndaje në Whatsapp
Aludimet për lidhje gay në rastin e Liridona Ademajt, VNA siguron

Zbardhet padia penale e Behgjet Pacollit ndaj analistit Arjan Curri. Ish-presidenti i Kosovës - kërkon gjykatës së Tiranës ta cilësojë fajtor Currin për akuzat e “shpifjes” dhe “fyerjes”, lidhur me disa deklerata të bëra në Top Channel, kur në emisioni Top Story, po diskutohej rreth ngjarjes së rëndë të ekzekutimit të Liridona Ademaj në Prishtinë dhe arrestimit të bashkëshprtit të saj Naim Murseli si I dyshuar për urdhërimin e krimit të rëndë.

 

Në dokumentin që disponon VNA , Behgjet Pacolli thekson se dekleratat e bëra nga Curri kanë ndikuar negativisht në jetën, aktivitetin veprimtarinë politike dhe ekonomike të z.Pacolli, tek bashkëpunëtorët e tij dhe ajo që është më e rëndësishme te familja e tij. “Kryerja e insinuatave, aludimeve të ulëta dhe përcmuese, kanë patur si qëllim, cënimin e imazhit, dinjitetit dhe integritetit të z.Pacolli”, thuhet në padinë penale.

Në padi janë zbardhur edhe deklaratat e Currit, të bëra në emisionin e datës 4 dhjetor 2023, në Top Channel, ku sipas kallëzuesit duke qenë television kombëtar me shikueshmëri të lartë janë parë me mijëra herë. Vetëm në youtube deklarata e Currit rezulton sipas padisë të jenë dëgjuar nga 250 mijë persona.

Curri deklaroi: “…Mua më ndihmon kriminologjia. Pse bëhet vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi I gjinisë. Ai ishte i paburrë, nga sfida që mund ti ketë bërë e shqja, e cila mund të jetë e lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon për një trekëndësh dashurie, që do të thotë që gruaja, bashkëshortja dinte secrete dashurore jo fort mashkullore të të shoqit (…) një lloj biseksualizmi (…) dyshohet se ka pas një marrëdhënie jashtë martesore i shoqi me një mashkull, këto nuk janë të mija sigurisht, unë prirem ta besoj, sepse e njoh kriminologjinë, pra të thashë një burrë që vret një grua, është paburrë,. Nuk është mashkul, është i sfiduar në maskilinitetin e vet, nuk e kupton (…).

“pikëpyetja e tretë që kam është përse kumbari i fëmijëve të Liridonës, Behgjet Pacolli mungon në varrimin e saj, nuk ka qenë as tek I pari, as tek I dyti. Ne kemi dëgjuar që ai të thotë se kanë marrëdhënie familjare, mundet që edhe vilën t’ia ketë dhuruar ai, nëqoftëse këta nuk e kanë blerë bet, por për mua prokuroria e Prishtinës duhet të bëjë një hetim të thellë, për origjinën e parave të blerjes së asaj vile nëqoftëse ia ka falur Pacolli, meqënëse është ndërtuesi. Po mua më habit fakti pse kumbari I fëmijëve të Liridonës nuk shkon në dy varrimet e Liridonës. Dhe unë kam një arsye pse, por do ta tham vetëm në publicitet nuk e them dot live, sepse kam hall se do të prish pistat e hetimit, që prokuroria e Prishtinës I ka ngritur. Pyetja e përmban përgjigjen, publiku I zgjuar e kupton. Pyetja është: Pse Behgjet Pacolli, kumbara I fëmijëve të Lirodonës nuk shkon në të dyja varrimet.

Këto deklarata por edhe të tjera të bëra nga Arjan Curri, sipas Behgjet Pacollit janë shpifëse dhe kanë cënuar rëndë integritetin e tij, familjar dhe I kanë dëmtuar imazhin.

Ai thotë në padinë penale se është një figure publike e njohur mbarëkombëtarisht në të gjitha trevat shpifolëse dhe më gjerë.

“Ai përfaqëson një biznesmenët të suksesshëm e më tej një politikan me një veprimtari të spikatur. Z.Pacolli ka luajtur një rol aktiv në pavarësimin e Kosovës duke dhënë një kontribut të cmuar si politikan dhe si mbështetes I veprimtarisë së ushtrisë clirimtare të Kosovës. Është një nga firmëtarët e pavarësisë.

Zoti Pacolli shërbeu si president I 3-të I Republikës së Kosovës dhe ka mbajtur detyrën e zëvendës kryeministrit të parë i Republikës së Kosovës ne periudhën 2011-2014. Gjithë aktiviteti dhe veprimtaria e z.Pacolli është ngritur mbi bazën e parimeve të ndershmërisë dhe moralit të lartë të cilat përbëjnë themelin e integritetit të moral moral e professional. Kallëzuesi z.Pacplli është kryefamiljar I një familje të shëndetshme. Babai I gjashtë fëmijëve, të cilët shohin tek z.Pacolli modelin e suksesit dhe për të cilin ushqejnë natyrshëm ndjenjat e respektit dhe të dashurisë”, thuhët në padinë penale. Pacolli kërkon që krahas dënimit të Currit për shpifje dhe fyerje, gjykata ta detyrojë atë edhe të publikojë vendimin.

Arjan Curri deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë përballje në dyert e drejtësisë që po zhvillon me ish presidentin e Kosovës.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme