Ekskluzive 10 May 2024, 10:20 Nga VNA

Vila e Ilir Metës dhe hetimet për pastrim parash, dërguan në SPAK analistin Baton Haxhiu

Ndaje në Whatsapp
Vila e Ilir Metës dhe hetimet për pastrim parash, dërguan në

Baton Haxhiu është shfaqur dje në dyert e SPAK duke dhënë pak ose aspak detaje për motivin që e detyroi të hynte në zyrat e Prokurorisë së Posaçme.

Edhe pse është e qartë që nuk ka qenë për të intervistuar ndonjë prokuror, ajo që mësohet deri më tani është se çështja Meta dhe hetimet drejt përfundimit për këtë të fundit kanë qenë arsyeja e thirrjes së Baton Haxhiut në Spak.

Dikur miq e bashkëpunëtorë dhe vitet e fundit kundërshtarë të fortë, Meta dhe Haxhiu kanë fatura të paqarta për kohën kur frekuentoheshin rregullisht. Konkretisht bëhet fjalë për një vilë në zonën e Qerretit, dikur pronë e familjes së Ilir Metës e shitur rreth viteve 2005-2007 Zamir Manes me shumëfishin e vlerës me të cilën është blerë.

Dhe ky i fundit ja ka rishitur Baton Haxhiut me vlerë më të ulët se ajo që i ka paguar Ilir Metës. Duket se transaksionet e dyshimta në shitblerjen e vilës kanë qenë një nga temat kryesore për te cilat Baton Haxhiu ka dhënë shpjegime. Pa harruar që për këtë çështje (por dhe për të tjera) në dyert e Spak është shfaqur më shumë se njëherë dhe biznesmeni Samir Mane.

Tashmë shpjegimet e kërkuara nga prokurorët e Spak për çështjet e hetimit pasuror të politikanëve kanë një spektër të gjerë ku veç biznemenëve përfshihen dhe figura të rëndësishme të medias.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme