Ekskluzive 14 Maj 2024, 16:29 Nga VNA

9.2 mln euro mori nga Bashkia Tiranë/ Ja tenderët që fitoi kompania e administratorit në restorantin e Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës

Ndaje në Whatsapp

9.2 mln euro mori nga Bashkia Tiranë/ Ja tenderët që fitoi

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, është kthyer në kryelajm muajt e fundit për aferat korruptive të zyrtarëve të saj. I fundit që doli në media ishte një investigim i bërë nga BIRN, i cili nxirrte në pah skemën që kanë ngritur ish-zëvendëskryebashkiaku i Tiranës, tashmë ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku, dhe ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë edhe ish-drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga.

Kujtojmë se Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga janë dy shokë të ngushtë që, së bashku me Erion Veliajn, kanë drejtuar dikur lëvizjen “Mjaft”.

Dy miqtë, tashmë në pozicione kyçe të shtetit, në vitin 2020 janë bërë edhe partnerë në biznes, duke blerë restorantin “The Home”, i cili ishte në pronësi të Ledion Çollakut, mik i vjetër i Maznikut. Sot, restoranti rezulton i regjistruar në QKB me pronare bashkëshortet e tyre: Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50%.

 

 

Deri këtu, çdo gjë në rregull. Por dy miqtë e ngushtë me pushtet nuk e kanë lënë me kaq. Çollaku, miku i hershëm i Maznikut, ka pasur edhe një kompani me emrin “3i-Solutions”, ku më pas aksionet ia ka shitur burrit të motrës së tij, Ervis Smakaj.

     Kompania në fjalë rezulton se, që nga viti 2020 e deri në vitin 2022, ka marrë 4 tendera me vlerë rreth 9.2 milionë euro, me procedura të dyshimta. Tenderat janë dhënë në kohën kur Arbjan Mazniku ishte edhe zëvendëskryetar në Bashkinë e Tiranës, ndërsa ngrihen hije dyshimi për konflikt interesi dhe favorizim të kësaj shoqërie.

Tenderat që ka fituar subjekti “3i-Solutions” nga Bashkia Tiranë

VNA.al ka bërë një kërkim për këto procedura dhe i pari daton në janar të vitit 2020, i cili ishte hapur nga Ujësjellësi i Tiranës për “blerje pajisjesh dhe sistem operativ për modernizimin e teknologjisë Call Center”, me vlerë 50 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender kanë marrë pjesë 2 kompani, “PC Store” dhe bashkimi i operatorëve “3i-Solutions dhe SYNAPSE ATS”.

Subjekti “PC Store”, që mund ta realizonte blerjen me më pak lekë, është skualifikuar nga gara dhe fituese është shpallur “3i-Solutions dhe SYNAPSE ATS” me ofertën sa 95% të vlerës së tenderit.

 

   

 

Tenderi i dytë është i marsit të vitit 2021 dhe është hapur nga shoqëria “Tirana DC”, e cila është në pronësi të Bashkisë Tiranë. Procedura, me vlerë 737 milionë lekë të vjetra, kishte si qëllim “informatizimin e proceseve operacionale të shoqërisë Tirana DC sh.a., implementimin e infrastrukturës mbështetëse, si dhe mirëmbajtjen e tyre”. E thënë më thjeshtë, modernizimin dhe dixhitalizimin e proceseve të punës, si dhe vendosjen dhe mirëmbajtjen e sistemeve mbështetëse.

Për këtë procedurë kishin shfaqur interes 2 kompani: bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” sh.p.k. & “ikubINFO” që si konkurrente kishin subjektin “3i-Solutions”.

Me të njëjtën metodë si në të parin, edhe në këtë tender ndonëse kishin kërkuar më pak, nga gara janë skualifikuar bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” & “ikubINFO”, për të shpallur fituese kompaninë e mikut të Maznikut, “3i-Solutions”, e cila kishte kërkuar 79 mijë euro më shumë për të realizuar punën.

 

     

 

Më pas, në janar të vitit 2022, Bashkia Tiranë shpalli fituesin e tenderit me objekt krijimin e platformës e-Rekrutim. Platforma, sipas procedurës, do të shërbente për rritjen e cilësisë, efiçencës dhe performancës së procesimit të rekrutimit të stafit të bashkisë, dhe për këtë u shpenzuan 110 milionë lekë të vjetra.

Në këtë procedurë, 2 ishin kompanitë që konkurruan, “3i-Solutions” dhe “INFOSOFT SYSTEMS”. Por kjo e fundit është skualifikuar nga gara, dhe kështu tenderin e ka marrë “3i-Solutions”.

 

    

 

Ndërsa procedura e fundit që ka marrë nga Bashkia Tiranë rezulton në qershor të vitit 2022. Tenderi, i hapur nga UKT për “shërbim dhe mirëmbajtje vjetore të sistemit Call Center”, mbante vlerën e 21 milionë lekëve të vjetra.

Nga tre konkurrentë që morën pjesë, fitues rezulton “3i-Solutions” me ofertën sa 95% e vlerës së tenderit.

Ndërsa dy konkurrentët e tjerë, “IT Store” dhe “Information Business System – IBS”, të cilët kishin kërkuar shumë më pak për të realizuar punën, janë skualifikuar nga gara.

 

 

Të katër tenderët e fituar nga kompania që ka në pronësi kunati i administratorit të restorantit të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës, janë shënuar nga Open Data me flamurin e kuq. Kjo do të thotë se ekzistojnë dyshime që kompania në fjalë është favorizuar në procedurat e Bashkisë Tiranë.

Ndërsa, në çdo mendje normale, nuk ka vend për dyshim se mund të jetë favorizuar “3i-Solutions”, kur ish-pronari i saj ka bërë biznes dhe është punonjës në restorantin e dy personave me pushtet. Të dy besnikë të kryeministrit, Edi Rama dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj. Megjithatë, fjala e fundit u takon prokurorëve të SPAK-ut, të cilët nuk dinë nga t’ia fillojnë me aferat në Bashkinë Tiranës.

/VNA/       

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme