Ekskluzive 14 Maj 2024, 13:39 Nga VNA

Vrasjet brenda familjes e tronditën Shqipërinë, bilanci tragjik i 4 muajve të parë të vitit

Ndaje në Whatsapp
Vrasjet brenda familjes e tronditën Shqipërinë, bilanci tragjik i

Situata e krimit në familje ka marrë përmasa shqetësuese në shoqërinë shqiptare duke kaluar çdo kufi njerëzor. Mungesa e edukimit në familje apo mosfunksionimi I institucioneve të posaçme, varfëria, stresi po dobësojnë gjithmonë e më shumë konceptin e familjes.

Krimi në familje tashmë është bërë dukuri shqetësuese. Mjafton të bëjmë një bilanc për 5 muajt e para të 2024 për të parë sesi shkaqe me natyrë ekonomike dhe sociale kanë degraduar në sjellje kriminale brenda familjes.

4 Janar. Vëllai vret vëllain dhe më pas veten. Arsyeja e krimit, konflikt prone. Vehap Cami 63 vjeç shtiu me një plumb mbi vëllain dhe më pas mbi veten. Ngjarja në Tiranë, në zonën e Freskut.

5 Janar. Vetëvritet Bedrie Loka. 41 vjeçarja piu fotoksinë. Dyshimet e para ishin vetëvrasje për shkak të bullizmit të rrjetet sociale. Bedrie Lokës i kishin hapur një adresë në Tik-Tok ku e denigronin. Por, pas dëshmive të fëmijëve u zbulua se bashkëshorti, Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht, duke e çuar drejt vetëvrasjes 41 vjeçaren.

10 Shkurt. Tre fëmijët vrasin dhe groposin të atin. Ngjarja makabre ndodhi në Shënvlash të Durrësit. Fillimisht krimi u denoncua nga familja si zhdukje, për të zbuluar më pas se ngjarja ishte krim i mirëmenduar mes 3 fëmijëve. Hygerta, Hyseni dhe Amarildo, 3 fëmijët e viktimës deklaruan se motivi I vrasjes ishte konfikti I vazhdueshëm, dhuna dhe nxitja e babait që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj. Krimi ndodhi me 10 shkurt, por trupi i 49 vjeçarit Pëllumb Meta u gjet me 22 shkurt I varrosur në kasollen në oborrin e shtëpisë nga 3 fëmijët e tij. Krimi fillimisht u pranua nga vajza e viktimës e cila deklaronte “Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe I ka nxirë jetën nënës.

12 Shkurt. Sibela Abedini I jep fund jetës duke u hedhur nga kati I katërt I pallatit. 27 vjeçarja kishte një marrdhënie me një personazh të njohur në Tik Tok, Altin Çoku i cili i postoi Sibelës foto intime ne rrjetin social çka e shtyu drejt vetëvrasjes.

5 Maj. Dhuna psikologjike e ushtruar ndaj Alma Arrazit dyshohet se e shtyu të vetëmbytet duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj. Analizat nuk munguan pas ngjarjes së tmerrshme në Shkodër, ku ngriheshin dyshime nëse u hodh vetë me fëmijët apo ishte bashkëshorti që kreu krimin. U fol shumë për dhunë; familja e Almës që nuk e mbështeti, bashkëshorti I cili e ofendonte vazhdimisht dhe tradhëtia bashkëshortore. Hetohet për shkaqe të fshehura, që çuan një nënë tu marrë jetën 3 fëmijëve për të dënuar bashkëshortin, hetohet dhe për vrasje brenda familjes duke hedhur dyshime mbi bashkëshortin e Almës, I cili aktualisht është i arrestuar.

14 Maj. Gjylije Dani vritet me thikë nga djali I saj. 88 vjeçarja u qëllua disa herë në shpinë, nga djali I saj Arsen Dani. 62 vjeçari kishte problem mendore, por nuk ishte raportuar nga familja

Marrdhëniet e shkatërruara mes çiftit dhe çështjet që lidhen me aksesin ndaj fëmijëve, mungesa e denoncimit të dhunës dhe lënia e konfliktit të përkeqësohet rrit mundësinë e ngjarjeve të rënda brenda familjes. Sensibilizimi dhe denoncimi, është forma e vetme për të ndalur të keqen. Strukturat e shtetit në raste të tilla, për fat të keq të përsëritura, duket se alarmohen pas ndodhisë së ngjarjes, ku e vetmja gjë që mbetet për tu bërë është arrestimi. Nuk ka ndërhyrje tek personat e dhunshëm para se situata të përkeqësohet në krim. Mos funksionimi i strukturave të shtetit nuk u jep siguri të dhunuarëve, prandaj dhe denoncimi është I vështirë.

Vrasësi vret familjen pasi imagjinon se po bën një përpjekje për t'i mbrojtur ata nga diçka edhe më e keqe (mbase rasti i Almës). Motiv tjetër është shqetësimi për paratë dhe vështirësitë financiare, çështja e pronave ende e pazgjidhur në vendin tonë sjell konfikte herë pas herë brenda familjeve. Vrasësi e sheh familjen e tij si një simbol statusi; kur statusi i tij ekonomik bie, ai i sheh ato si tepricë ndaj kërkesave. Ende në vendin tonë ka vrasje për shkak të mentalitetit, për nder. Është më i vështirë përballimi I turpit sesa vdekja. Ka ende shumë për të rregulluar në nivelin e edukimit në familje dhe punën që bëhet në shkolla.

Ka një keqkuptim të krimit në familje dhe nëse nuk nis zgjidhja nga vetë familja, shoqëria dhe shteti, në vend të frenohet do të nxitet dhe më tej sepse nuk kurohet thelbi i problemit. Flitet shumë për pasojën, por shumë pak për shkakun dhe sa më pak reagim qytetar të kemi ndaj shkakut, aq më agresiv bëhët.

Heshtja po kthen familjen në vatër krimi, por dhe sa krime do të raportohen që më në fund të meren masa nga shteti dhe shoqëria për parandalim.

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme