Ekskluzive 13 May 2024, 20:20 Nga VNA

Dosja e nxehtë që u perdor nga politika, detajet e hetimit gjerman për kushëririn e deputetit Agron Shehaj

Ndaje në Whatsapp
Dosja e nxehtë që u perdor nga politika, detajet e hetimit gjerman

Në ministrinë e drejtësisë në Shqipëri prej javësh po shqyrtohet dosja e mbërritur nga autoritetet gjermane për Adriatik Xhaferin, djalin e tezes së deputetit Agron Shehaj. Ndërsa ministri i drejtësisë nuk i ka shpëtuar tundimit për ta përdorur këtë dosje gjatë debateve politike me deputetin Shehaj, duket se çështja nuk ka marrë ende drejtim përfundimtar pasi hetimet janë shtrirë dhe në Shqipëri.

Dosja e Adriatik Xhaferit, personit të ndaluar në Gjermani për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike përmban fakte tronditëse për sasinë e drogës së trafikuar. Hetimi dhe dyshimet e palës gjermane kanë nisur mbi bazen e informacioneve të ardhura nga thyerja e aplikacionit SkyECC. Në Shkurt 2023 Policia e Bremen ka nisur procedimin penal ndaj Xhaferit i cili sipas informacioneve të percjellura nga autoritetet Hollandeze, ishte kreu i një grupi ndërkombëtar të trafikut të narkotikeve, në transportinin e kokainës, prej Amerikës Latine në Europë (total 930 kg pergjatë 2020-2023).

Xhaferi kryente blerjen e kompanive Gjermane te cilat përdoreshin si fasadë për kryerjen e transaksioneve monetare. Në SkyECC, Xhaferi njihet me emin AF5L670 ose HBGOBM po ashtu në EncroChat me llogarinë "shevoloading@encrochat ku komunikonte me llogarite

"jonnyëoerker" dhe me Hoshtima, ku hetuesit dyshojnë se bëhet

fjalë për shtetas te tjerë shqiptarë nga Hostima në Shqipëri.

Bazuar në komunikimet e EncroChat, Xhaferi komunikon me persona të caktuar ku shkëmbehen mesazhe që janë në pritje të kontenierëve për "punën" dhe do të dorezojë "letrat" por brenda vendit.

Rruga e hetuar nga prokuroria e Bremen nis me ngarkesën e parë të registruar me

18 Dhjetor 2020, ku nga Amerika Latine me kontenier të konfirmuar kanë mberritur 90 "pjeseza" me paleta të mbeshtjellura me natriban, konfirmuar nga fotot e gjetura në bisedat mes personave.

Më pas në Janar 2021, 711 kg te tjera kokaine ishin zhvendosur nga godia ku u kryen kontrolle nga policia e Antëerp dhe Hamburg. Më pas policia arriti te provojë se Xhaferi përdorte kompaninë Cavex Tiles GmbH për të kryer transaksione në shuma të konsiderueshme në Brazil.

Aksioni i policise është konkluduar në vitin 2023 ku në kamionin në Saksoni u gjet paleta me kokainë dhe më pas në kontenier pjesa tjetër e ngarkesës.

Kontrollet e mëvonshme në Marten vunë në pranga pjesën tjetër të grupit./VNA.al/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme