Ekskluzive 16 Maj 2024, 18:32 Nga VNA

Nën hetim nga SPAK/ Qeveria shpall Ilir Shtufin investitor strategjik

Ndaje në Whatsapp
Nën hetim nga SPAK/ Qeveria shpall Ilir Shtufin investitor strategjik

Biznesmeni Ilir Shtufi nën hetim nga SPAK për kullën shumëkatëshe "Mali i Tiranës", rezulton të jetë një nga emrat më të favorizuar nga institucionet shtetërore për shkak se ka mundur që në 5 vitet e fundit të ketë marrë disa leje ndërtimi si dhe statusin e investitorit strategjik.

Referuar dokumentave rezulton se kompania “Nova construction 2012” ka marrë leje në 2017 për godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 25 kate Garden Building”.

Dy vite më vonë, kjo kompani ka marrë një tjetër leje ndërtimi për objektin “Godinë polifunksionale 13 katë mbitokë dhe 3 kate nëntokë” në rrugën Mine Peza. Në 2021 është pajisur me leje për objektin “Godinë banimi, hoteleri dhe shërbimesh 16 dhe 17 kate me 5 kate nëntokë.

Ndërkohe që në 2022, ka marrë leje për ndërtimin e një tjetër objecti, godinë banimi shërbimi dhe hoteleri 1-4 dhe 8-16 kate dhe me 4 kate nëntokë” në Rrugën Dritan Hoxha.

Më 8 mars 2023, siguron leje për ndërtim objekti “Godinë multifunksionale shërbime, hoteleri dhe banimi” me vendodhje në Rrugën e Barrikadave në Bashkinë Tiranë.

Në 2023, konkretisht me vendimin nr. 29 / 4, datë 01 / 02 / 2023 Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit “Green House Korça Resort”, me zhvillues shoqërinë Investment and Development Albania, në pronësi të Gerian Kuka, Ilir Shtufi dhe Agim Zeqo.

Gerian Kuka rezulton i lidhur me ish –zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj,sikurse Ilir Shtufi, për shkak se kompanitë e këtij të fundit kanë përfituar 84 milionë euro projekte të lidhura me rindërtimin kur ky i fundit ishte Ministër.

Ilir Shtufi rezulton po ashtu të jetë bashkëpronar në disa shoqëri, të cilat kanë fituar licenca në fushën e energjisë dhe projekteve fotovoltaike. Të gjitha këto leje ndërtimi dhe licenca janë duke kaluar në sitën e SPAK për të parë lidhjet e këtyre biznesmenëve me njerëz të politikës.

Lexo gjithashtu

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme