Ekskluzive 15 Maj 2024, 11:24 Nga VNA

Mashtrimi me kullat në Tiranë. Si po shmangin ndërtuesit e mëdhenj taksën e infrastrukturës duke paguar për hotel e duke shitur apartamente banimi.

Ndaje në Whatsapp
Mashtrimi me kullat në Tiranë. Si po shmangin ndërtuesit e

Ndërtimi është një nga sektorët që vazhdon të ketë peshën më të lartë në rritjen e ekonomisë së vendit në dekadën e fundit, i përqëndruar më së shumti në kryeqytet.

I gjendur në faj pas fushtës me premtimin e mbjelljes së pemëve dhe jo të betonizimit, kryebashkiaku Erion Veliaj u justifikua se vërtet ishte rritur numri i lejeve të dhëna, por qyteti po përfitonte më shumë taksa.

Ne i themi që doni të ndërtoni, patjetër, por do të bëni pagesën për pak më shumë se nga pagesat qesharake që bëheshin atëherë dhe do ta bëni bëni me bankë që nëse ka dyshime për pastrim të parave të verifikohet në bankë.” deklaroi një vit më parë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore Veliaj.

Nga një verifikim i bërë nga VNA, rezulton se kjo deklaratë është gjysëm e vërtetë pasi taksa e ndikimit në infrastrukturë është e lartë vetëm për njësitë e banimit dhe jo të hoteleve.

Së fundi në kryeqytet ka nisur që shumë kulla tëlarta të deklarojnë një pjesë të sipërfaqes së tyre si strukturë hotelerie për të shmangur pagesën e tatimit të lartë.

Projekti i City Hotel në zonën e ish-Bllokut, Nova Stars Hotel pranë Gradës së Republikës dhe Tirana International Hotel, pjesë e 15-katësisht është paguar taksë për ndikimin nëinfrastrukturë si struktura akomoduese në nivelin 4% të investimit.

Kulla me 58 kate që do të ngrihet në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit ka paguar për 60% të sipërfaqes që do të ndërtohet taksë 4% si strukturë hotelerie dhe për 40% taksa e infrastrukturës është derdhur në nivelin 8% të vlerës së çmimit të referencës.

Destinacioni hoteleri për shumicën e sipërfaqes ka sjellë që investitorët në akt-marrëveshjen me bashkinë e Tiranës të japin 736 m2 katrorë sipërfaqe si kontribut për strehimin social. Taksa për strehimin është 3% e sipërfaqes së ndërtimit dhe nëse do të jepej për të gjithë ndërtimin 68 mijë m2, sipërfaqja që do të duhej të jepte investitori do të ishte të paktën 2 herë më e lartë, 2 mijë m2.

Kompania investitore që po ndërton kullën Tirana Mountain është Nova Construction 2012, një kompani e zotëruar nga Ilir dhe Kujtim Shtufi që së fundi në bashkëpunim me investitorin Agim Zeqo ka nisur një plan ambicioz investimi në godina rezidenciale dhe hotele në kryeqytet. Dy biznesmenët rezultojnë investitorë dhe te kulla që po ndërtohet në zonën e ish-Bllokut, City Hotel, ku zhvillues i pajisur me leje ndërtimi është Agim Zeqo, ndërsa kompania e ndërtimit është Nova Construction 2012.

Biznesmeni Ilir Shtufi është duke investuar po ashtu në një godinë pranë rrugës së Kavajës Tirana Garden Building me sipërfaqe 42 mijë m2 dhe në një hotel pranë Gardës së Republikës në brendësi të parkut të Liqenit Artificial Nova Hotel Five Stars, ku te kjo e fundit është zhvilluese një tjetër firmë e tij Ferro Beton&Construction.

 

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme