Ekskluzive 14 May 2024, 21:06 Nga VNA

“Nova Construction” e Ilir Shtufit që po hetohet nga SPAK për Malin e Tiranës, përfiton dhe dhjetra tendera nga Bashkia e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
“Nova Construction” e Ilir Shtufit që po hetohet nga SPAK

Kompania “Nova Construction – 2012” sh.p.k., po ndërton kullën Mali I Tiranës, që tashmë është objekt i hetimit të SPAK, rezulton të ketë fituar një numër të madh tenderash pranë Bashkisë së Tiranës.

Sikurse rezulton nga dokumentat, bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “ANTE Group” kanë rezultuar fitues të procedurës së prokurorimit “Ndërtimi i Terminalit Verior të Transportit Publik, Tiranë”. Autoritet kontraktor është Bashkia Tiranë.

Të dhënat flasin që kompania e biznesmenit Ilir Shtufi “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “Alesio – 2014” sh.p.k e Pashuk Gjinit alias Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, ky i fundit një person me rekorde kriminale, kanë fituar tenderin “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 15A (Seksioni 1) në zonën zhvillimore ‘5 Maji’ në kuadër të procesit të rindërtimit.

Kompanitë e dy biznesmenëve, Shtufi e Gjinaj kanë fituar tenderin e radhës me objekt “Ndërtimi i rrugëve pedonales dhe rrugëve të brendshme të zones për zhvillim njësia administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji” (Faza 2)”, ku autoritet kontraktor është Bashkia Tiranë.

Kompanitë “Ante Group”. “Inerti” dhe “Nova Construction 2012” shpk, në vitin 2020, rezultojnë fituese të tenderit me object “Ndërtimi i Godinës në RSU nr. 3 (nr.4)”. Ky tender lidhet me projektet e rindërtimit dhe autoritet kontraktor është Bashkia Tiranë, ku kreu i saj Erion Veliaj është kallëzuar nga SPAK nën dyshimet për shpërdorim detyrë në lidhje me procedurën e dhënies se lejes së kullës Mali i Tiranës.

Më 02 mars 2021, shoqëritë “Inerti” dhe “Ferro Beton & Construction co” shpk janë shpallur fituese të projektit të radhës në kuadër të rindërtimit me object “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 5 (Seksioni B) në zonën zhvillimore “Kombinat”. Edhe në këtë rast Autoritet kontraktor është Bashkia Tiranë. Në 2021, shoqëritë “Ante Group”, “Alesio Construction” dhe “Nova Construction 2012” shpk  fitojnë tenderin e radhës në Bashkinë e Tiranës, me object “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim Njësia Administrative 4 dhe 8, Zona “5 Maji” (Faza 3)”.

Kompanitë e biznesmenit Ilir Shtufi rezulton të ketë fituar tendera në vlera të konsiderueshme edhe në Bashkitë e tjera, si Durrës, Lezhë apo Kamzë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme