Ekskluzive 22 May 2024, 14:36 Nga VNA

Vajzat e përfshira në grupe kriminale/Rastet kur u përdoren si karrem

Ndaje në Whatsapp
Vajzat e përfshira në grupe kriminale/Rastet kur u përdoren si

Teksa foli për veçoritë e grupeve kriminale, kreu I SPAK Altin Dumani tha se ka përfshirje të femrave në këto grupe. Kryesisht, vajza të reja, rezulton se përdoren nga grupet për ti afruar me kundërshtarët e tyre dhe për ti nxjerrë në pritë.

Kështu rezulton edhe në hetimin e fundit të SPAK, që zbërtheu shtatë grupe kriminale dhe firmosi 50 urdhër arreste, mes tyre ish deputetë socialistë dhe njerëz të botës së krimit.

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka I cili bëri aleancë me grupin kriminal të Ervis Martinaj, mbreti I bixhozit të zhdukur pa gjurmë, u vu në ndjekje të të fortit të Niklës, Durim Bami me qëllim eleminimin e tij, pasi e dyshonte si organizatorin e vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka në derën e shtëpisë në dhjetor të 2017. Në ndjekje të Durim Bamit u vendosën 16 persona, mes të cilëve dhe lidhjet e Emiljano Shullazit, grupit Avdylaj nga Shijakut, si dhe pjesëtarët e grupit të Arben Ndokës e Ervis Martinaj. Për kokën e Bamit paguhej deri në 1 milionë euro, vetëm që ai dhe vëllai Valteri të hiqeshin qafe. Me qëllim që ta nxirrnin në pritë, aleanca e grupeve kriminale përdori një vajzë që ti afrohej Durim Bamit dhe tu jepte informacion për lëvizjet dhe lidhjet e tij.

Në nga bisedat e zhvilluara në SKY ECC Arben Ndoka komunikon me Elvis Ndrecën me të cilin diskuton në lidhje me një femër të cilën dyshohet se Elvis Ndreca e kishte angazhuar të afrohej me Durim Bamin ose lidhjet e tij me qëllim lokalizimin e tyre.

Arben Ndoka i shkruan, ...a iku ajo goca? Elvis

Ndreca i shkruan: ...po, kto 3 dit futet, ne aksion ajo, me na tregu cdo lëvizje tyne, tha rrin D (Durim Bami) te lokali, rrin të gjithë grumbull. Ka ba një lokal te ri tha D. Është i atij e ka pa Samo te lokali.

Edhe Leonard Duka, kreu I Klanit Duka dikur miq e më pas armiq të përbetuar me Ervis Martinaj, rezulton se mbante kontakte me një femër që ndiqte dhe jepte informacion për mbretin e kumarit, të cilit I ishin vënë këmba këmbës për ta vrarë. “Më datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin të cilin e lajmëron se është në kontakt me një femër e cila i ka treguar që një femër tjetër që e mban ai (Ervis Martinaj) për dashnore të rregullt qenka në Dhërmi tek vendi i njohur si "….” dhe dyshon që mund të jetë edhe Ervisi aty”, thuhet në dosje.

Martinaj nga ana tjetër që ndiqte lëvizjet e Leonard Dukës me qëllim për ta ekzekutuar ndiqte të dashurën e tij, një vajzë e njohur e botës së spektaklit, Trejsi Sejdini.

Këto janë vetëm nga episodet që femrat përdoren nga grupet si karreme që të nxjerrin në pritë apo japin informacion për bosë të krimit. Por ka mjaft ngjarje në të shkuarën ku njerëzit më të rrezikshëm të krimit janë nxjerrë në pritë nga vajza me të cilat kanë qenë në lidhje intime.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme