Ekskluzive 25 May 2024, 20:23 Nga VNA

U ekzekutua në burgun e Peqinit/ Trupi i Arben Lleshit 6 muaj në morg, familjarët nuk e tërheqin! Ja arsyeja

Ndaje në Whatsapp
U ekzekutua në burgun e Peqinit/ Trupi i Arben Lleshit 6 muaj në morg,

Trupi i pajetë i Arben Lleshit vijon të mbahet në morgun e Tiranës, pasi ende famijarët e tij nuk kanë vendosur ta tërheqin për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Lleshi, u ekzekutua gjashtë muaj më parë brenda qelisë së burgut të sigurisë së lartë në Peqin, nga Sokol Mjacaj një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve cekë në 2015.

Pas ekzekutimit mafioz, familja e Arben Leshit nuk e tërhoqi trupin nga frika e gjakmarrjes. Më vonë, ngritën pretendime se trupi i pajetë nuk ishte i të afërmit te tyre, cka detyroi prokurorinë të kryente procedurën identifikimit përes shenjave të gishtërinjve. Në këtë mënyrë prokurorët rikonformuan se viktima ishte Arben Lleshi.

Burime pranë prokurorisë thanë se janë në pritje të vendimit të familjes së tij dhe nëse ata nuk e tërheqin dhe kryejnë ceremoninë e varrimit sipas procedurabe ligjore do ta varrosë Bashkia.

Arben Lleshi ishte dënuar për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij në Britaninë e Madhe. Pas kësaj ngjarje makabre, Arben Lleshit i janë ekzekutuar dy xhaxhallarët dhe dy kushërinjtë i  janë zhdukur pa gjurmë prej vitesh.

I fundit që u ekzekutua ishte vetë Lleshi ndonëse ishte në qeli. Krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje dhe Sokol Mjacaj ka vepruar sipas prokurorëve kundrejt pagesës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme