Ekskluzive 23 May 2024, 13:23 Nga VNA

SPAK kërkon informacion në Kadastër për pasuritë e paluajtshme të Veliajt

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon informacion në Kadastër për pasuritë e

Thellohet hetimi pasuror për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe pjesëtarëve të familjes së saj.

Burime pranë SPAK bënë me dije se është kërkuar informacion në Kadastër, për të marrë prej andej informacion në lidhje me të gjitha pasuritë e paluajtshme që zotëron z.Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, vëllai Arbër Veliaj dhe nëna Shqiponja Veliaj. Konfirmohet po ashtu se është kërkuar informacion në Tatime në lidhje me bilancet e dorëzuara nga kompania që zotëron Ajola Xoxa, shërbimet që ajo ka dhënë dhe cdo e dhënë tjetër që i intereson hetimit pasuror. Hetimi pritet të shtrihet dhe jashtë vendit, ku do të verefikohen shpenzimet e udhëtimeve që Veliaj ka bërë përgjatë kohës që drejton Bashkinë e Tiranës, hotelet ku është akomoduar, si dhe verefikim për personat që e shoqëronin. SPAK celi cështje penale të re, pak ditë pasi mori dëshminë e kryebashkiakut Veliaj, në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme