Ekskluzive 1 Qershor 2024, 18:00 Nga VNA

Festa e fëmijëve apo e Erion Veliaj?

Ndaje në Whatsapp

Në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë stadiumit ‘Air Albania’, në një shesh të madh që quhet “Sheh Ahmet Pazari” qëndronte një parkim i madh me makina.

 

Pas disa betejave ligjore, fusha në këtë zonë i kalon në pronësi shtetit shqiptar dhe Bashkia Tiranë vendos të nxjerrë nga sirtari një premtim të vjetër për ndërtuar Akademinë e Biccikletave për fëmijët e grupmoshës 7-10 vjecc.

Punimet për të ndërtuar shkollën e dedikuar për fëmijët, u paraprinë nga ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve, kontratë me vlerë 580 mijë euro.

 

Në datën 31 tetor 2022 Bashkia Tiranë hapi tenderin për punime ndërtimi me fond limit 767 mijë euro, ku nga 12 oferta fitues rezultoi kompania “NG Structures” me ofertë 622 mijë euro pa tvsh, oferta e katërt më e lartë nga të gjithë operatorët pjesëmarrës.

Kontrata u lidh më 10 janar 2023 për një vlerë totale me tvsh 730 mijë euro dhe me afat 10 muaj.

 

 

Siç shihet në pamjet më poshtë të fotografuara në tetor 2022 , punimet kanë nisur 2 muaj pëpara se Bashkia Tiranë të lidhte kontratën me kompaninë “NG Structures”.

 

 

Afati për përfundimin e punimeve ishte 10 muaj nga lidhja e kontratës dhe Shkolla e Bicikletave duhet të hapte dyert për fëmijët në 10 nëntor 2023, por punimet sipas fotografimeve që ka kryer VNA.al ende nuk kishin përfunduar.

Fakti që punimet vazhdonin dhe pas pas afatit të tenderit konfirmohen dhe nga postimet që kanë bërë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

 

Punimet për Akademinë e Biccikletave përfunduan në fund të marsit 2024, por dyert nuk u hapën për askënd. Me kalimin e javëve, asnjë nga mijëra punonjësit dhe dhjetra agjencitë e Bashkisë Tiranë që merret me pastrimin, gjelbërimin apo mirëmbatjen e parqeve nuk erdhi për të parë gjendjen e punimeve. Pista e biccikletave nisi të degradonte ende pa u përdorur nga askush, duke hedhur dyshime për cilësinë e punimeve.

 

 

Investimi në rrjet kanalizimi dhe punimesh në një shesh ku është hedhur vetëm asfalt ka kushtuar 1.4 milion euro, por cilësia e punimeve nuk është kontrolluar, ndërsa shfrytëzimi i pistës u mbajt peng derisa të vinte data 1 qershor 2024.

Mëngjesin e datës 31 maj dhjetra punonjës të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit vërshuan në ambientin e ri sportiv dhe nisën pastrimin e mbeturinave, korrigjimin e vijëzimit, mbjelljen e luleve, ujitjen e barit ( që ishte tharë prej javësh) dhe vendosën lodrat për të vegjlit.

Të nesërmen ishte një datë historike: më 1 qershor Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë do të shkonte vetë për të hapur dyert e shkollës.

Më të angazhuarit ishin punonjësit e Policisë Bashkiake të cilët në mbrëmjen e datës 31 maj nisën pastrimin e zonës dhe largimin me karrotrec të automjeteve të parkuara përreth fushës. Veprimet argumetoheshin me zhvillimin e aktivitetit “Tirana pa makina” i cili kufizonte parkimin e automjeteve në rrugën ‘Dervish Hima’ nga ora 06:00 deri në orën 17:00 të datës 1 qershor.

 

 

Por pastrimi i zonës nga makinat nisi në orën 21:00 të mbrëmjes së datës 31 maj, disa orë përpara hyrjes në fuqi të vendimit për të mos lejuar parkimin dhe pa njoftuar banorët.

 

 

Mëngjesi i datës 1 qershor mbërriti dhe bashkë me të edhe fëmijët dhe kreu i bashkisë Tiranë i cili numëroi punët e mira që bashkia ka bërë në këto vite për kryeqytetin.

 

WhatsApp

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/06/WhatsApp-Video-2024-06-01-at-4.30.56-PM.mp4"][/video]

 

Policia Bashkiake qëndronte në gatishmëri për të mos lejuar parkimin e makinave afër sheshit.

 

 

Me largimin e Erion Veliaj, edhe policët e bashkisë u larguan, ndërsa makinat nisën të parkoheshin rreth zonës edhe pse nuk kishte mbërritur ora 17:00.

 

 

 

Ndërtimi i shesheve sportive në vend të kullave dhe betonit është një nismë për t’u përshëndetur, por kujt i dedikohen këto terrene, propagandës së kryetarit të Bashkisë apo fëmijëve? Përse nuk kujdeset askush për to kur nuk ka aktivitete të zyrtarëve? Përse nuk kontrollohet cilësia e punimeve dhe kush do të investigojë për dyshimet se punimet në këtë projekt nisën përpara se të zhvillohej tenderi?

Video

Xhamajka po përballet me pasojat katastrofike të Uraganit Melissa, një prej stuhive më të fuqishme të kategorisë 5 që është regjistruar ndonjëherë në Karaibe. Zona e prekur, përfshirë qytetin portual Black River, u shndërrua në “pika zero” të shkatërrimit, ku banorët po përballen me ditë të tëra kaosi, urie dhe pasigurie. Mijëra njerëz janë detyruar të hyjnë në dyqanet e shkatërruara për të gjetur ushqim, ujë të pijshëm dhe furnizime jetike, ndërsa rrugët mbeten të bllokuara dhe mijëra banesa janë shkatërruar. Shumë njerëz janë lënë pa strehë, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm, ndërsa autoritetet dhe organizatat humanitare po përpiqen të shpërndajnë ndihma në zonat më të prekura.

Një aeroplan i vogël u rrëzua të premten në mëngjes në Qarkun Saratoga, Nju Jork, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe plagosjen e një pasagjeri. Incidenti ndodhi në Wyndham Way, qyteti Milton, pak pas ngritjes nga Aeroporti i Qarkut Saratoga. Hetuesit raportojnë se avioni katërvendësh Mooney M20E i vitit 1964 goditi një pemë para se të binte jashtë një shtëpie, ku dhe mori flakë. Pronari i shtëpisë tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe u njoftua për rënien e avionit nga kalimtarët që ndihmuan pasagjerin. Sherifi i Qarkut Saratoga, Michael Zurlo, njoftoi se pasagjeri u dërgua në Qendrën Mjekësore Albany me lëndime të rënda, ndërsa piloti nuk ia doli. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. Në zonë frynin erëra të forta me shpejtësi 64 km/orë, por banorët e shtëpive përreth nuk u lënduan.

Vrasje në Selenicë: 35-vjeçari Daljan Alliaj ekzekutohet në derën e shtëpisë së xhaxhait – dyshohet për hakmarrje Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm, në bashkinë Selenicë, ku mbeti i vrarë Daljan Alliaj, 35 vjeç, ndërsa krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje. Sipas burimeve nga vendngjarja, vrasja ka ndodhur në derën e shtëpisë së xhaxhait të viktimës, ku Daljan Alliaj ndodhej në momentin e sulmit. Dëshmitarët kanë raportuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, në qendër të fshatit, pak minuta para se të mbërrinin forcat e policisë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një kushëri i viktimës, i cili ndodhet ndër autorët e masakrës së Çoles, mund të ketë lidhje me motivet që çuan në këtë ekzekutim. Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë detaje për identitetin e autorëve apo lidhjet e tyre me ngjarjen e sotme.

Mijëra qytetarë u mblodhën në Novi Sad për të përkujtuar 16 viktimat e shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor më 1 nëntor 2024. ? Marshues nga gjithë Serbia, përfshirë Beogradin e Novi Pazarin, përshkuan deri në 340 km për të marrë pjesë në ceremoni. ?? Ngjarja ndezi protestat më të mëdha në dekada, që çuan në dorëheqjen e qeverisë, por jo të presidentit Vuçiç. ? Qeveria shpalli ditë zie kombëtare, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe mbajti meshë për viktimat.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme