Ekskluzive 28 May 2024, 17:30 Nga VNA

Atentati te mbikalimi i Shkozetit, pasi i vranë të birin, grupi Dervishaj plan për të ekzekutuar Genci Malokun

Ndaje në Whatsapp
Atentati te mbikalimi i Shkozetit, pasi i vranë të birin, grupi

Pas vrasjes së të birit Andi Maloku në atentatin mafioz te mbikalimi i Shkozetit, Genci Maloku kërkonte drejtësi për djalin e vetëm. Andi Maloku ishte shofer i ish prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe pasditen e 1 nëntorit 2019, po udhëtonte bashkë me të nga Durrësi drejt Tiranës.

Në makinë udhëtonte si pasagjer edhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi. Hetimet e SPAK tregojnë se grupi kriminal i drejtuar nga Plarent Dervishaj tashmë i vendosur në Dubai organizoi dhe financoi atentatin te mbikalimi i Shkozetit. Motivi lidhej me atentatin që më herët i ishte bërë vetë Dervishit dhe dyshimet i kishte të Rrumi.

Por krahas Arjan Ndoj dhe Rrumit, në listë për t’u vrarë sipas SPAK, grupi i Plarent Dervishaj futi dhe Genci Malokun babain e shoferit të ndjerë. Siç del nga përgjimet përpjekjet e Genci Malokut për të mësuar të vërtetën për vrasjen e djalit e kishin shqetësuar grupin kriminal edhe në kushtet kur në Gjykatën e Posaçme ishte arrestuar Redian Rraja nipoi i ish deputetit socialis Rrahman Rraja që kishte vepruar si ekzekutor në atentatin e 1 nëntorit 2019 dhe bashkëpunëtori i tij Arjol Halilaj.

Pavarësisht përpjekje, grupi kriminal nuk ia doli ta vinte në jetë planin. Andi Maloku shoferi i ish prokurorit rezultonte nga ana tjetër pronar i një sipërfaqe të madhe toke në bregdet, pronë e cila sipas hetimeve dyshohet të jetë tjetërsuar nga Rrumi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme