Ekskluzive 31 May 2024, 21:50 Nga VNA

U shty për shkak të zgjedhjeve në Britani apo për pjesëmarrjen? Ja listat emërore që qarkullojnë për takimin e Edi Ramës në Londër

Ndaje në Whatsapp

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se takimi i radhës me emigrantët në Londër që ishte parashikuar të mbahej këtë të diel (2 qershor) është shtyrë. Arsyeja sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, ishtë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Britani në datën 4 korrik.

Por ndryshe nga sa thuhet zyrtarisht duket se kryeministri ka hall më të madh se kaq dhe kjo ka të bëjë me pjesëmarrjen që do të ketë në këtë takim. Normalisht zgjedhjet në Britani që janë pas më shumë se një muaj nga tubimi i Ramës nuk kanë si dhe pse ndikojnë në takimin e planifikuar.

Duket qartë se dhe në këtë takim instancat e Partisë Socialiste janë organizuar me lista për të çuar sa më shumë militant në takim dhe kjo shihet në këtë dokumentin e siguruar nga VNA.al.

Me anë të kësaj liste e cila është ndarë në katër kolona, personat që janë paguar për të mbledhur sa më shumë njerëz u kërkohet emiri, mbiemri dhe numri i telefonave i tyre, i personave përgjegjës për grupimin e njerëzve që sigurojnë dhe se kush e konfirmon pjesëmarrjen në takim.

Këtë fakt e përforcon edhe mos caktimi i një date tjetër për takimin e Londrës, ndryshe nga sa u veprua me atë të Gjermanisë, i cili ishte parashikuar në datën 16 dhe u shty për në muajin shtator.

Mesa duket kryeministri do e ketë pak të vështirë me takimin në Britani, pasi nuk çon dot autobus nga Shqipëria si në takimin e Athinës dhe Italisë dhe detyrohet të organizojë lista që i ngjasojnë skandalit së patronazhistëve të PS që u zbuluan në zgjedhjet e 21 prillit 2021.

Pjesmarrja e organizuar dhe e detyruar në takimet e kryeministrit me emigrantët shqiptarë në Europë gjithsesi mbetet problemi më i vogël po të shohësh se gjatë gjithë kohës në to nuk përmendet aspak vota e diasporës. Një premtim i pambajtur i qeverisë së Edi Ramës. Notat patetike patriotike që mbizotëruan në takimin e Athinës nuk u përsëritën në takimin me shqiptarët e Milanos. Madje duket se më të vështirë Rama do ta ketë në Britani ku largimet masive me gomone të viteve të fundit dhe “çunat e Londrës” nuk janë kaq të gatshëm të luajnë në fushën e propagandës së Edi Ramës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme