Ekskluzive 1 June 2024, 19:06 Nga VNA

Si u denigrua me lajme drejtori i AMP Tiranë? VNA siguron dosjen hetimore

Ndaje në Whatsapp
Si u denigrua me lajme drejtori i AMP Tiranë? VNA siguron dosjen hetimore

Pasi u njoftua nga familjarë dhe miq se në nje portal ishte hedhur nje shkrim denigrues ndaj figurës së tij, Dritan Pjetri drejtor i agjencisë së mbikqyrjes policore i drejtorisë së Tiranës vendosi të drejtohej policisë. Ne shkrim thuhej mes te tjerash se Dritan Pjetri ishte i dënuar në shtetin italian e për këtë shkak ishte i papershtatshëm per të ushtruar detyrën. Shkrimi shoqerohej me foton e Pjetrit dhe logon e AMP-së.

Pjetri thekson në kallezim se ky pretendim është i pavërtetë dhe se e gjitha bëhej për ti dëmtuar imazhin e tij, por edhe institucionit që punon. Nga hetimet rezultoi se gazetari Ervis Hasanaga publikonte lajmet që i servirte punonjësja e AMP, Regina Omeri, te cilës ja dergonte zyrtari tjetër i AMP, Kushtrim Selimi që aktualisht ështe në arrati.

Shkrimet etiketonin drejtuesit e lartë të policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, etj. 

Për publikimin e lajmeve gazetari thotë se paguhej 50 mijë lekë. Në polici denoncoi edhe kreu i uniformave blu, Muhamet Rrumbullaku dhe shoferi i tij Altin Brahja, Neritan Nallbati etj. 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme