Ekskluzive 7 June 2024, 20:40 Nga VNA

Dështon takimi me shqiptarët e Londrës. Rama shtyn për herë të dytë pjesëmarrjen e paralajmëruar në Britaninë e Madhe

Ndaje në Whatsapp
Dështon takimi me shqiptarët e Londrës. Rama shtyn për

Kryeministri Edi Rama duket se ka dështuar të realizojë një takim me emigrantët në Londër. Burime për VNA.al thonë se takimi në Britani është shtyrë për herë të dytë, këtë herë në shtator.

Takimi i Ramës me emigrantët në Angli ishte caktuar më 2 qershor. Disa ditë me parë zyra e shtypit e kryeministrit njoftoi se tubimi i Londrës do të shtyhet me justifikimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen në Britani.

Ndërkohë pas këtij lajmi, VNA siguroi një listë e përpiluar nga instancat e Partisë Socialiste, e cila do shërbente për të marrë të dhënat e militantëve që do të çonin në atë takim.

Mesa duket kryeministri do e ketë pasur të vështirë të bind “çunat e Londrës” t’i vijnë në takim me lista. Duke marr në konsideratë vizën dhe kostot e larta me avion për të çuar njerëz të administratës në Britani, duket se Rama e ka pas të vështirë të plotësojë kuotën e nevojshme të propagandës.

Pjesëmarrja e organizuar dhe e detyruar në takimet e kryeministrit me emigrantët shqiptarë në Europë gjithsesi mbetet problemi më i vogël po të shohësh se gjatë gjithë kohës në to flitet per probleme te rendeisshme, sidomks per ceshtjen votes se diasporës. Një premtim i pambajtur i qeverisë së Edi Ramës.

Notat patetike patriotike që mbizotëruan në takimin e Athinës nuk u përsëritën në takimin me shqiptarët e Milanos. Madje duket se më të vështirë Rama do ta ketë në Britani ku largimet masive me gomone të viteve të fundit dhe “çunat e Londrës” nuk janë kaq të gatshëm të luajnë në fushën e propagandës së Edi Ramës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme