Ekskluzive 15 June 2024, 13:52 Nga VNA

“Më lidhën me pranga dhe më goditën derisa më ra të fikët”, VNA siguron dëshminë e kamarierit 24-vjeçar që u mor peng nga 3 menaxherët

Ndaje në Whatsapp
“Më lidhën me pranga dhe më goditën derisa më ra

“Më lidhën me pranga dhe më futën në një kioskë. Aty më goditën derisa më ra të fikët”. Kjo është dëshmia tronditëse e një kamarieri 24-vjeçar, i cili u mor peng nga 3 menaxherë të bizneseve në Sheshin Skënderbej dhe dhunua barbarisht, pasi e akuzonin se në inventar mungonte një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Rrëfimi i të dhunuarit

 Më 20 maj, në dyert e policisë trokiti S.S, i cili rrëfeu se punonte si shitës te lokal ‘’F…’’ te Sheshi Skëndërbej dhe se në vendin e punës ishte marrë peng dhe dhunuar barbarisht.

Në denoncim ai ka deklaruar se i kishin thënë se mungonin nga inventari 10 milionë lekë të vjetra, por do thërrisnin financierën për t’u siguruar.

Në dokumentet zyrtare, thuhet se 24-vjeçari pretendon se është telefonuar të shkonte pranë vendit të punës për të marrë një pagesë prej 100 mijë lekë të vjetra dhe në momentin që ka mbërritur atje, e kanë marrë peng.

“Më vendosën prangat dhe më futën në një kioskë”, tregon ai.

Aty sipas të dëmtuarit është futur i dyshuari Denis Baxhaku, i cili e ka goditur me shkelma dhe grushta dhe pas tij e ka goditur dhe Ermand Hoxha (Mandi).

“Më godisnin vazhdimisht, më kanë sharë e ofenduar dhe më akuzuan se kisha vjedhur 10 milionë lekë”, rrëfehet S.S.

Më tej, ai tregon brenda kioskës ku mbahej peng, është future edhe një djalë i tij, i cili e ka goditur keq me grushta dhe shkelma, në fytyrë, në brinjë.

“Pasi ai mbaroj së godituri, hynë përsëri Mandi dhe Denisi  dhe më kanë rrahur derisa më ra të fikët”, thotë më tej.

“Pasi i ka rënë të fikët e kanë zgjuar me ujë dhe kanë vazhduar ta godasin përsëri, ku më pas është futur Teo i cili e ka akuzuar për pjesën e lekëve. Gjithashtu ka deklaruar se më pas i kanë hequr prangat, ku çelsat ja ka dhënë personi i cili ishte i veshur me të zeza dhe me jelek security ‘’….’’, thuhet në dosjen hetimore.

“Më thanë të ktheja lekët ose do të më denonconin e të shkoja në burg”, shprehet më tej ai.

Dëshmia e të dyshuarit

 Njëri prej të dyshuarve Denis Baxhaku, ka deklaruar se një miku i tij i cili quhej Ermand, e ka telefonuar për të punuar dhe ai si nevojtar ka shkuar aty.

“Më datë 9.05.2024, Mandi bashkë me dy djem të tjera kanë futur një shtetas me dhunë në rulot, ku pasi e kanë futur e kanë dhunuar duke i thënë se ku ishin lekët që kishte vjedhur”, tregon ai.

Sipas të dyshuarit, kamarierin është mbajtur peng për rreth 10 minuta në rulot, e ka dhunuar miku i tij, Edmandi dhe dy persona të tjerë.

Ai ka shpjeguar më tej, se prezent ka qenë dhe një person tjetër të cilin e njihte me emrin Ari, i cili e ka dhunuar dhe i ka vendosur prangat. Ky person është identifikuar më pas si Hajri Pulake.

Menaxheri i biznesit

Ermand Hoxha, i cili menaxheri i biznesit, një prej të dyshuarve për heqje të paligjshme të lirisë, pretendon se ka konstatuar se ishin vjedhur lekë dhe dyshimet kishin rënë mbi stafin. Ai pretendon se në punë ka ndodhur një incident ku është dhunuar një kamarier, por ka mohuar të ketë patur dijeni se kush e ka dhunuar.

Nuk kallëzoi krimin

 Teo Kolemico, i cili menaxhon një aktivitet te sheshi Skënderbej ka deklaruar se ndodhej më të dashurën e tij në stage, kur mbërriti policia dhe e mori.

Në atë moment – ai pretendon  - se është informuar se një kamarier ka patur pretendime se ishte dhunuar nga ky shtetas. “Nuk kam dijeni kush e ka dhunuar”, thotë ai për hetuesit. Sipas policisë Kolemico nuk ka kryer akte dhune ndaj kamarierit, por ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar atë.

Punonjësi i sigurisë

 Kristi S., i cili është adminstratori i firmës së sigurisë ka deklaruar se nuk është në dijeni që shtetasi Hajri Pulake ta ketë dhunuar 24-vjeçarin, por është vënë në dijeni se është dhunuar një kamarier nga punonjësi i shërbimit.

Të dyshuar:

Denis Baxhaku, i dyshuar për “heqje të paligjshme të lirisë”

Ermand Hoxha, i dyshuar për “heqje të paligjshme të lirisë”

Hajri Pulaka, i dyshuar për “heqje të paligjshme të lirisë”

Teo Kolemico, i dyshuar për ‘’moskallëzim krimi’’

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme