Ekskluzive 17 Qershor 2024, 20:20 Nga VNA

Rruga e Arbrit merr 158 milion euro, ende pa përfunduar

Ndaje në Whatsapp
Rruga e Arbrit merr 158 milion euro, ende pa përfunduar

Kontrata koncesionare e rrugës së Arbrit ka marrë në total 158 milion euro nga buxheti i shtetit në 5 vite e gjysëm të operimit të saj. Vetëm gjatë vitit të shkuar për këtë projekt janë derdhur nga buxheti 28.4 milionë euro, ndërsa punimet vazhdojnë në disa pjesë të segmentit.

Në bazë të raportit vjetor të Agjencisë së Monitorimit të Koncesioneve, deri në fund të vitit 2023 kanë përfunduar 54 kilometra trup rrugë dhe vetëm në 19 kilometra është përfunduar gjithë paketa e shtresave asfaltike, ndërsa në pjesën tjetër shtresat janë në fazën e binderit. 5 tunele të shkurtra që parashikohen në projekt kanë përfunduar bashkë me 4 ura, ndërsa punimet vazhdojnë për të bërë të operueshëm Tunelin e Murrizit.

Për Tunelin e Murrizit janë realizuar gërrmimet në masën 100%, ku pavarësisht vështirësive si pasojë e formacionit gjeologjik , aktualisht po punohet në disa fronte pune në të dy tubat, atë kryesor dhe të emergjencës, me fazat e betonimit të themeleve/veshjes finale, drenazhimit, hidroizolimit si dhe me riprofilime (përforcim të tunelit), në zonat ku është e nevojshme.” thuhet në raportin e monitorimit.

Rruga e Arbrit është inaguruar dy herë, por deri më sot ky segment ndodhet ende në fazën e punimeve dhe nuk ka përfunduar tërësisht për shkak të shembjes që pësoi projekti i parë i Tunelit të Murrizit. Kompania kontraktore Gjoka Konstruksion braktisi sheshin e punimeve dhe studoi një alternativë tjetër, ku nisi nga e parë projektin për ndërtimin e tunelit.

Në bazë të kontratës koncesionare, punimet duhet të dorëzoheshin në prill të vitit 2022 por kontrata pësoi 17 muaj shtyrje, kohë e nevojshme që duhej për studimin dhe miratimin e projektit B të tunelit të Murrizit.

Tuneli me afatet e reja duhet të ishte dorëzuar në tetor të vitit 2023, por dhe pse ka kaluar afati me një vit dhe pas tolerancës, punimet nuk janë mbyllur dhe nuk ka një datë kur rruga do të jetë tërësisht e operueshme.

Rruga e Arbrit ishte një ndër veprat e para PPP në fushën e infrastrukturës rrugore, me një kontratë me vlerë investimi 235 milion euro, që janë investuar fillimisht nga privati, dhe shteti më pas angazhohet të paguajë 348 milionë euro bashkë me interesat që kërkon kompania për investimin. Koncesioni përfundon në vitin 2031, ku kompania Gjoka Konstruksion pas punimeve do të garantojë dhe mirëmbajtjen e aksit. Deri tani buxheti ka shlyer 45% të shumës që i detyrohet koncesionarit.

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme