Ekskluzive 18 June 2024, 13:23 Nga VNA

Bashkia pagoi faturat e inceneratorit të Tiranës pa raport punimesh

Ndaje në Whatsapp
Bashkia pagoi faturat e inceneratorit të Tiranës pa raport punimesh

Në fund të korrikut të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme vendosi nën sekuestro kompaninë Integrated Energy Bv Spv, firmën koncesionare të inceneratorit të Tiranës.

Në atë periudhë koncesionari nuk kishte marrë disa muaj pagesa për depozitimin e mbetjeve në landfill nga ana e bashkisë, ndërsa Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës nuk i dhanë fondin përmes transfertës për mbetjet, pasi bashkia nuk kishte dorëzuar raport financiar për shkak të bllokimit të Njësisësë Monitorimit të Projektit.

Bashkia Tiranë shtoi 5.7 milion euro fonde për të bërë pagesat për koncesionarin, ndërsa në raportin vjetor të Agjencisë sëTrajtimit të Koncesioneve mungon vlera e investimeve të kryera në inceneratorin e Tiranës për vitin 2022 dhe 2022, duke vërtetuar se pagesat janë bërë në shkelje të hapur të disiplinës financiare, pa patur një raport apo situacion.

Deri më sot buxheti i shtetit ka paguar për kompaninë Integrated Energy Bv Spv 76 milion euro. Çështja është në hetim prej 3 vjetësh e gjysëm nga SPAK, ndërsa prokuroria kërkoi në fund të muajit të shtyjë dhe me 3 muaj afatin e hetimeve.

SPAK ka marrë në pyetje për këtë çështje zyrtarë të rëndësishëm, mes tyre dhe kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe zv/Kryeministren Belinda Balluku.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme