Ekskluzive 18 Qershor 2024, 15:20 Nga VNA

Ahmetaj më ftoi në hotelin ku qendronte, booking në emrin tim/ Zbardhet dëshmia e Damian Gjiknurit për dosjen e inceneratorëve

Ndaje në Whatsapp
Ahmetaj më ftoi në hotelin ku qendronte, booking në emrin tim/

Zbardhet dëshmia e ish-ministrit Damian Gjiknuri në SPAK në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që ndodhet tashmë në arrati.

SPAK e pyeti Gjiknurin, pasi rezultonte të kishte udhëtuar më bossët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto dhe ngriheshin dyshime se këto udhëtime ishin financuar nga dy biznesmenët tashmë në arrati për korrupsion e pastrim parash.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Gjiknuri ka pranuar se ka njohje me Mirel Mërtirin, por nuk e kujton nëse ia ka prezantuar Arben Ahmetaj apo Klodian Zoto dhe se e ka takuar atë 2 ose 3 herë, njëri nga rastet në Vjenë, por ka mohuar që ai ti ketë financuar udhëtimet.

“Kemi qenë në një delegacion për negociatat e CEZ, ishin në Arbitrazh, për zgjidhje me pajtim, negociatat zhvilloheshin në mënyrë periodike në Vjenë, gjatë periudhës dhjetor 2013 deri në maj-qershor 2014.

Në delegacion përgjithësisht kemi qenë Ministri i Energjisë, Ministri I Ekonomisë Ahmetaj zv.ministri I Financave Erjon Luci, Entela Cipa që ishte këshilltarja ime dhe avokatja Alma Hicka. Unë në Vjenë kam qëndruar në hotel Ambasador, një natë bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegacionit, kurse Arben Ahmetaj qëndroi në një hotel tjetër që nuk ishte larg nga hoteli ku rrinim në të tjerët. Arben Ahmetaj më ka thënë nëse doja dhe unë të shkoja te hoteli ku qëndronte ai, konkertisht të hotel Radisson, pasi ishte më një shok. Unë nuk pranova pasi ndërkohë e kisha dhomën të prenotuar tek hoteli që thashë më lart. Në darkë jemi takuar, kemi dalë dhe kemi pirë ndonjë gotë. Kemi qenë unë, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri dhe një I huaj, që unë nuk e di cfarë ishte, kroat, slloven a serb. Mireli dhe ky shtetasi i huaj ishin në shoqërinë e Arben Ahmetaj. Bisedat që janë bërë atë mbrëmje në tavolinë kanë qenë muhabete të përgjithshme, nuk më ka mbetur në mendje ndonjë gjë e vecantë. Më vonë kam mësuar nga të dhënat që janë bërë publike se qenka bërë booking në emrin tim nga Klodian Zoto në hotel Radisson Blue, por ju sqaroj dhe njëherë se Klodian Zoto nuk ka folur me mua ndonjëherë për këtë udhëtim dhe besoj se do ta ketë marrë vesh nga Arben Ahmetaj, i cili ka thënë që të më rezervonte një dhomë dhe mua.

Në këto data për të cilat po pyetem, mesa mbaj mend, Arbeni ka fjetur te Radisson, madje më ka thënë që kishte bërë gati një dhomë edhe për mua, ndërsa unë kam fjetur në një hotel tjetër me delegacionin, hotel Ambasador. Për këtë gjë Ministria disponon edhe dokumentacionin përkatës.

…edhe nëse është bërë për tek hotel Radisson (nga llogaria Bankare e shtetasit Damian Gjiknuri) i bie që unë kam paguar shpenzimet e mia”, thotë ish-ministri në dëshmi.

Gjiknuri ka dhënë shpjegime edhe për një udhëtim të dytë, që dyshohet të ketë qenë në shoqërinë e bossëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si dhe ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

“Dua të shpjegoj edhe udhëtimin që kam bërë me Arben Ahmetaj dhe Etien Xhafa në shkurt të 2014, ku fillimisht kemi ndaluar në Romë për të zhvilluar takime në një ministri, takim zyrtar. Në darkë, në datën 8 shkurt 2014 kemi mbërritur në Frankfurt për tu akomoduar një natë e më pas të fluturonim për në Amerikë. Të tre kemi fjetur në hotel Marriot. Hoteli ka qenë I paguar për një natë. Madje kujtoj se atë natë kam qenë sëmurë dhe nuk kam dalë fare nga dhoma. Të nesërmen në mëngjes kemi udhëtuar në drejtim të Amerikës. Duke qenë se ky rast është bërë publik në media, unë jam interesuar pranë Ministrisë për të administruar praktikën e udhëtimit. Në praktikën që gjeta, citohej se të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga ministria e Ekonomisë, ku ministër ishte Ahmetaj. Pra ditën që unë kam fjetur në këtë hotel, nuk kam patur informacion se nga kush është bërë pagesa. Ka qenë dhe kolegu im Ahmetaj, I cili në dijeni time kishte miqësi me Klodian Zoton e Klodian (Mirel) Mërtirin. Dua të sqaroj se unë nuk kam organizuar asnjëherë udhëtim me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por mund të ketë ndodhur që kemi udhëtuar në të njëjtën linjë, por nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk ka patur lidhje udhëtimi I tyre me mua“, përfundon Gjiknuri.

Video

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Këto janë pamjet nga vendngjarja në Lezhë, pas shpërthimit me lëndë plasëse në automjetin e një efektivi policie. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:55 dyshohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në një automjet të parkuar tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit me inicialet G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme