Ekskluzive 20 Qershor 2024, 19:46 Nga VNA

“Kontratat jepeshin pa konkurrencë”, raporti vjetor i OLAF jep alarmin për vjedhjen e fondeve të IPARD. Çfarë pritet të ndodh me ish ministren Frida Krifca?

Ndaje në Whatsapp
“Kontratat jepeshin pa konkurrencë”, raporti vjetor i OLAF jep

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit e Korrupsionit të Fondeve të BE në raportin e fundit, ka publikuar dhe hetimin që ka bërë në lidhje me keqpërdorimin e fondeve të IPARD II nga ana e AZHBR në periudhën kur Frida Krifca ishte në kry të këtij institucioni.

Në hetimin që ka bërë OLAF, ka gjetur disa parregullsi gjatë fazës së ndarjes së granteve dhe zbatimit të disa projekteve. Ndër to, në raport thuhet se aplikantët ishin të detyruar të paguanin një pjesë të madhe të grantit të tyre te një kompani konsulence lokale. Gjithashtu kontratat jepeshin pa konkurrencë ose përmes një konkurrimi të manipuluar me oferta të rreme apo të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas këtij hetimi, OLAF thotë se i rekomandoi Komisioni Evropian të anullonte një pjesë të financimit të IPARD II prej 33 milionë eurosh, si dhe të anullonte edhe financimin e IPARD III prej 112 milionë eurosh për bujqësinë shqiptare, derisa të bëheshin hetime për këtë çështje.

Duke konsideruar si një aktivitetet i mundshësm kriminal, OLAF gjithashtu dërgoi një kopje të gjetjeve të saj tek autoritetet gjyqësore të Shqipërisë, duke çuar një kallëzim dhe në SPAK në datën 13 qershor të vitit 2021.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, zyra Evropiane Kundër Mashtrimit e Korrupsionit të Fondeve të BE, i ka dërguar një letër edhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, në lidhje me kallëzimin penal që kjo zyrë kishte bërë për korrupsionin me fondet bujqësore dhënë AZHBR në vitet 2017-2020.

Në letër thuhej se nëse SPAK nuk mbyllte hetimet brenda muajit prill 2024, prokurorët e EUROJUST do ta hetojnë vetë të kallëzuarën, ish drejtoren e AZHBR, Frida Krifca dhe 7 vartësit e saj duke i thirrur në Bruksel. Ata madje treguian edhe procedurat që do ndjekin nëse Krifca dhe vartësit e saj do refuzojnë që të paraqiten vullnetarisht, ku do përdoren format dhe mjetet e detyrueshme ligjore ndërkombëtare, për t’i hetuar e gjykuar në izolim atje.

134 milionë Euro grande të fondit “IPARD-II” të BE, nuk u janë dhënë fermerëve, por janë vjedhur me projekte false dhe u janë dhënë ndërtuesve të kullave, pushtetarëve e trafikantëve, me vendime të Krifcës në bashkëpunim me vartësit e saj.

Kundër Frida Kircës dhe 7 vartësve të saj, OLAF depozitoi 74 dosje abuzimesh me fondet e fermerëve, duke kërkuar hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale, të autorëve të krimit financiar dhe detyrimin e përfituesve të paligjshëm, për të ri-kthyer milionat që kanë marrë.

Meqenëse SPAK nuk ka nxjerr ende rezultatet nga ky hetim, çështja mesa duket pritet të shkojë në duart e prokurorëve europian të cilët nuk do ta lënë t’ia hedhi paq ish Ministrja e Bujësisë, Frida Krifcën.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme