Ekskluzive 20 Qershor 2024, 10:30 Nga VNA

Klodian Zoto bashkëpunoi me bashkëshortin e Elisa Spiropalit. Dosja e Spak zbardh përfshirjen e Salarjon Totës me bosët e inceneratorëve.

Ndaje në Whatsapp
Klodian Zoto bashkëpunoi me bashkëshortin e Elisa Spiropalit. Dosja e

Klodian Zoto, një prej dy pronarëve de facto të inceneratorit të Tiranës, ka punuar si këshilltar ligjor i Salarjon Totës, bashkëshortit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit kur ai ushtronte detyrën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime në Fier.

“Klodian Zoto ka patur marrëdhënie kontraktuale pune pranë shoqërisë aksioneve Ujësjellës Kanalizime me detyrë këshilltar ligjor i drejtorit të Përgjithshëm Salarjan Tota me kohe të pjesshme nga data 14.01.2013-1.08.2014 emëruar sipas urdhrit të këtij të fundit me nr.44/4 prot datë 14 janar 2023”, thuhet në dosjen e SPAK.

Klodian Zoto ndodhet në arrati për korrupsion e pastrim parash bashkë me “trurin” tjetër të inceneratorëve Mirel Mërtiri. Zoto dhe Mërtiri kanë patur disa kontrata për vendosjen e matësave të ujit në Bashki të ndryshme të vendit, përfshirë dhe atë të Fierit, kur drejtohej nga Bafjtar Zeqaj, aktualisht deputet i partisë Socialiste.

Ndërmjetës për takimet mes kryebashkiakëve socialistë dhe dy pronarëve de facto të inceneratorit të Tiranës, Mërtiri e Zoto ishte ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kjo duket qartë nga mesazhet që ka shkëmbyer me këta të fundit përfshirë dhe Zeqajn.

I pyetur në SPAK, Baftjar Zeqaj ka rrëfyer njohjen dhe marrëdhëniet me Arben Ahmetaj. “Prej vitit 2003 deri në 2015 kam qenë kryetar i Bashkisë Fier. Për një periudhë 6 mujore kam qenë drejtori i kompanisë së naftës “Albpetrol” dhe kam dhënë dorëheqjen përpara se të bëhesha deputet. Arben Ahmetajn e njoh prej vitesh si anëtar të Partisë Socialiste dhe rolin që ka patur. Me Arbenin nuk kam patur marrëdhënie shoqërore, por marrëdhënia jonë ishte zyrtare për shkak të interesave të punës dhe të partisë që përfaqësonim”, thotë ai.

Baftjar Zeqaj mohon të ketë patur takime me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Ndërsa flet me shqetësim për mënyrën sesi bashkëshorti i Spiropalit u emërua e drejtoi Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve.

“Salarjon Totën e njoh herët pasi është djali i shokut tim L.Tota. Më pas e njoh si drejtor të ujësjellës kanalizime Fier. Zgjedhja e tij si drejtor i UKF është bërë nga bordi i ujësjellësit dhe dua të sqaroj se Ujësjellësi nuk ka qenë institucion në varësi të Bashkisë Fier, ku unë mbaja pozicionin e kryetarit. Dua të sqaroj se në kohën kur Salarjoni u bë drejtor unë kam qenë kundër këtij vendimi. Në momentin që u zgjodh si drejtues i UKF nuk kam patur marrëdhënie me të. Bordi i Ujësjellësit zgjidhet nga Këshilli I Bashkisë Fier”, shpjegon Zeqaj.

AI flet në dëshmi edhe për marrjen e një kredie në një kohë që për rrjetin e ujësjellës kanalizimeve ishte marrë dhe po shlyhej një kredi në bankën Gjermane.

“Kam qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013 kur mësova që Bordi I Ujësjellës Kanalizimeve Fier do të merrte kredi për sahatet. Për dy arsye, së pari ne si Bashki kishim një marrëdhënie shumë të mirë me Bankën Gjermane KFV, pasi investimi I saj kishte nisur dhe ishte në formë kredi, po kështu ishte në fazën përmbyllëse të Ujësjellës kanalizime Fier. Ne atë kohë, nga Bashkia ne bashkëpunim me KFV po punohej për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të qytetit. Edhe banka gjermane u shqetësua se po merrej kredi tjetër dhe ndërkohë që ishte duke u shlyer kredia e tyre. Bordi mori vendim për kredinë e re për 5 milionë euro. Momenti i dytë që u shqetësova ishte se nuk kishte përfunduar rrjeti i ri dhe nuk kishte pse të nevojiteshin sahatet në këtë moment. Se dhe Bordi këtë kredi e ka marrë me emergjencë dhe është marrë sapo është ndërtuar Bordi me drejtorin e ri, Salarjonin. Po kështu unë kam dhënë dy konferenca shtypi ku kam argumentuar se është një kredi e pajustifikuar dhe monente gjithë investimin e bankës gjermane. Nuk e di nëse kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri personat që kanë marrëv kredinë dhe kanë sjellë sahatët…”, përfundon Zeqaj.

Pavarësisht kësaj dëshmie dhënë para prokurorëve është detyrë e SPAK të sqarojë marrëdhënien e bashkëshortit të ministres Spiropali me bosët e inceneratorëve. Nuk duket aspak e rastësishme që e gjithë kupola e socialistëve dhe e familjarëve të tyre është e përfshirë direkt apo tangent me pazaret që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë bërë me milionat e inceneratorëve të paguara nga xhepat e shqiptarëve.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme