Ekskluzive 23 June 2024, 11:00 Nga VNA

Skema e përfitimit të zyrtarëve nëpërmjet skemës së pagave mijëra euroshe për familjarët. VNA zbardh skemën e tenderave në shëndetësi për llogari të Shpresa Bellos nga Klodian Allajbeut

Ndaje në Whatsapp
Skema e përfitimit të zyrtarëve nëpërmjet skemës

Mënyra më e zakonshme se si zyrtarët e lartë të shtetit abuzojnë me tenderat dhe fondet publike, është duke punësuar tek kompanitë “fituese” të afërmit e tyre.

Siç ishte rasti i rrogës së babait të Alqi Bllakos tek inceneratorët, çka i bëri prokurorët e SPAK të thellojnë hetimet e të dalin në përfundime që tashmë dihen mirë.

Por një rast tjetër më flagrant që dëshmon se si biznesmenë të ndryshëm kanë shpërblyer me paga milionëshe të afërm të zyrtarëve të lartë shtetërore, pasi ata iu kanë firmosur tendera e koncesione me vlera miliona euro, është ai i Nazife Bellos.

Nazifja është nëna e Shpresa Bellos, e cila ka mbajtur funksione të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë, autoritet që i ka dhënë koncesionin 130 milionë euro të Laboratorëve, Janis Karathanos.

Ky i fundit që dyshohet të jetë një ndër njerëzit e besuar të Klodian Allajbeut dhe përmes tij e Sokol Ramizit, është personi që qëndron pas dy koncesioneve, atë të Laboratorëve dhe Hemodializës.

Nga të dhënat rezulton se Shpresa Bello ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe dyshohet të ketë favorizuar përmes të besuarve të saj, Klodian Allajbeun. Por nuk duhet shumë për të kuptuar skemën.

Mamaja e Shpresës është në prag pensioni. Ajo ka patur një page 100 mijë lekë në muaj nga kompania Pegasus. Befas paga e Nazife Bellos i rritet nga 100 mijë lekë në muaj në 29 mijë euro në muaj.

“Përmes këtij kamuflimi, dyshohet se Janis Karathano ka paguar një pjesë së tarifës së korrupsionit në këmbim të koncesionit të paligjshëm, i cili ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit dhe ka përvetësuar paratë publike”, - thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK, ndaj Klodian Allajbeut, ku të kallëzuar janë po ashtu Janis Karathano, si dhe zyrtarja Shpresa Bello, ish ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe një numër i lartë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh.

Skema është e ngjashme, duket se zyrtarët socialistë kanë përdorur familjarët për të fshehur “dhuratat” që fituesit e tenderave shpërndanin për ta, pasi u mundësuan që lekët e shqiptarëve të përfundojnë në shërbime mjekësore që nuk i marrin kurrë apo inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme