Ekskluzive 26 Qershor 2024, 14:28 Nga VNA

Skandali te Onkologjiku/ Rrezatimi nga Kobalti rrezikoi jetën e mjekëve e pacientëve, drejtuesit e QSUT mbyllën sytë. Zbardhen mesazhet

Ndaje në Whatsapp
Skandali te Onkologjiku/ Rrezatimi nga Kobalti rrezikoi  jetën e

“Të nderuar kolegë të spitalit Onkologjik. Prej kohësh kam hapur një polemikë mbi kabinetin e brachiterapisë. Problemi i ngritur nga unë lidhet me dhomën, e cila nuk ka mbrojtjen e duhur, e domosdoshme për shëndetin e të gjithëve, tonin si staf, por edhe të njerëzve të tjerë që hyjnë e dalin. Ashtu si kirurgu përdor dorezat dhe maskën, ashtu si përdorim doza të kontrolluara të medikamenteve, ashtu kontrollohet dhe rrezatimi.

Ju drejtohem të gjithëve dhe kush të ketë informacion, të na e thotë, cilat janë standartet e një ambjenti për aktivitetin e brachiterapisë me cobalt 60.

Heshtja juaj nuk është aftësi profesionale, apo përfitim sado i vogël. Nëse nuk kemi standarte në mbrojtjen nga rrezatimi kush me shumë e kush më pak jemi të dëmtuar. Kërkesa ime nuk është për mua, por për të gjithë bashkë. Kush më mirë se në duhet ti njohë këto probleme?”.

Dr.Adrian Hoti, radiolog, është i pari mjek që ngriti shqetësimin se rrezatimi i pajisjes së kobaltit, që mbahej në kushte të papërshtatshme po kthehej në burim të madh rreziku për jetën e pacientëve dhe të mjekëve e stafit të spitalit.

Ai iu shkroi kolegëve në një grup pune në whats-app me emërtimin “Shërbimi Onkologjik QSUT”.

Disa nga bluzat e bardha reaguan dhe kërkuan trasparencë të plotë, pasi rrezatimi po rrezikonte seriozisht shëndetin e tyre.

“Mendoj se të paktën duhet të jeni në dijeni të nivelit të rrezatimit aktual të matur nga autoriteti përkatës i certifikuar. Kjo shifër nuk nuk besoj se është sekret ushtarak”, shkruan një tjetër mjek.

“Nuk mund të mos bëhen trasparente vlerat e rrezatimit, kjo është shqetësuese me pasojë dëmtimin e rëndë të shëndetit të stafit. Zgjidhja e një problemi të tillë nuk është fshehja, por zgjidhja në kohë”, shkruan Fatjona Kraja.

“Kjo problematikë e ngritur nga Dr.Hoti duhet patjetër të marri përgjigje të përgjegjshme dhe sigurtë nga instancat kompetente. Aty nuk flitet vetëm për sigurinë e stafit që punon në atë repart, por të gjithë personelit mjekësor e suportiv, ashtu dhe të pacientëve e familjarë që janë shpesh në ato ambjente”, shkruan dr.Helidon Nina.

“Sikurse kam informuar disa prej jush të cilat kanë pyetur, aktualisht matjet e kryera tregojnë se ka 0 rezatim si dhe ka një angazhim optimal nga strukturat përgjegëse për mbrojtjen nga rrezatimit për të siguruar standartet e nevojshme”, ju përgjigjet njëri nga kolegët.

Pavarësisht se Dr.Hoti ngriti zërin në mënyrë të përsëritur, ai u detyrua të largohej nga detyra me dorëheqje, pasi nga ana e drejtuesve të Shërbimit Onkologjik nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e mjekëve, personelit, apo pacientëve.

Ekspertët vlerësuan rrezatim të lartë në Onkologjik dhe vetëm pas nisjes së hetimit pajisja e kobaltit u vendos në ambjent të përshtatshëm.

Për këtë cështje, prokuroria ka ngritur dyshime për shpërdorim detyre, për ish-zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi dhe Ish specialisten e QSUT-së, Drilona Kishta.

Pajisja e kobaltit që shërben për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës, nga 2021 nuk u vu asnjëherë në punë, ndërsa u mbajt në ambjente të papërshtatshme dhe jo në një një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sikurse parashikon Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA, duke u shndërruar ne burim potencial rreziku për jetën e mjekëve e pacientëve.

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme