Ekskluzive 28 June 2024, 12:23 Nga VNA

Skandali/ Veliaj shembi ish konviktin e shkollës Komunale, pa njoftuar Entin e Banesave që është pronari

Ndaje në Whatsapp

Bashkia e Tiranës ka shembur një godinë pa njoftuar Entin Kombëtar të Banesave që është dhe pronari legjitim i ish Konviktit të Shkollës Komunale.

Ngjarja është evidentuar nga Enti Kombëtar i Banesave, posaçërisht nga drejtuesi Stefan Çipa i cili me anë të një shkrese që VNA po e publikon të plotë, arsyeton se akti i Bashkisë së Tiranës është i paligjshëm dhe ka ndërhyrë në kompetencat e Entit.

“Bashkia Tiranë duke arsyetuar se kjo ndertese perbente rrezik per qytetaret, ka kryer

procedurat duke shembur godinen, pa njoftar me pare Entin Kombëtar te Banesave edhe pse ky i fundit eshte pronari legitim i godines se ish Konviktit te Shkolles Komunale (aktualisht e shembur). Qytetaret te cilet trajtoheshin me bonus qiraje, edhe pse nuk kishin nje kontrate me EKB-ne, kanë aplikuar ne sistemin e perfitimit nga programet e rindertimit, procedure te cilën tani Bashkia Tirane e ka pezulluar si pasoje e mos pasjes se nje kontrate privatizimi. Per kete arsye, duke marre parasysh faktin qe keta qytetare i perkasin komunitetit rom dhe egjiptian, Bashkia Tirane i ka kerkuar Entit Kombetar te Banesave lidhjen e kontratave me keta qytetare, ne nje kohe kur godina ishte shembur dhe objekti nuk ekzistonte më.

Çështjen e banesave për 50 familjet e mbetura pa shtëpi, drejtuesi i Entit të Banesave e kërkon nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Stefan Cipa si drejtor i përgjjthshëm i Entit duket i pakënaqur nga veprimi i Bashkisë së Tiranës për shembjen e Konviktit. Ku pa dyshim pritet të nisë punimet një pallat i lartë. Siç ka ndodhur në shumë raste me “pretekstin e rrezikut nga shembja” ku janë shembur dhe godina funksionale në shërbim të ndërtimeve pa kriter dhe për përfitime të bizneseve dhe individëve të lidhur me Bashkitë.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme