Ekskluzive 28 Qershor 2024, 09:00 Nga VNA

Ish rektori dhe ish kancelari i Universitetit të Durrësit merren të pandehur nga Prokuroria e Durrësit. Lidhja e tyre me Safet Gjicin dhe abuzimet me fondet publike.

Ndaje në Whatsapp
Ish rektori dhe ish kancelari i Universitetit të Durrësit merren

Zbardhet aktakuza për ish-rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Mit’hat Mema dhe ish-kancelarit të këtij universiteti Ulpian Hoti. Prokuroria e Durrësit i ka marrë të pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi kanë miratuar në shkelje të ligjit, punime shtesë për ndërtimin e godinës nr.2 në kampusin e ri universitar, ndërtim i realizuar nga kompania Kevin Kontruksion.

Të pandehur janë marrë dhe pesë anëtarë të grupit të punës, të cilët miratuan punimet shtesë në project. Prokuroria ndërkohë po vijon hetimet mbi kompaninë “Kevin Konstruksion”, administrator i së cilës në kohën ndërtimit të objektit ishte Safet Gjici, por pasi u zgjodh kryebashkiak e kaloi tek familjarë të tij bashkë me kompaninë që mbikqyrte punimet.

Detajet e hetimit

Kallëzimi u bë fillimisht në SPAK, por cështja u përcoll për në Prokurorinë e Durrësit për kompetencë. Nga aktet e dosjes rezultonte se oficerët gjyqësorë kishin marrë informacion në rrugë operative nga burime konfidenciale, se dyshohej për kryerje të veprimeve të kundraligjshme në lidhje me procedurën e ndërtimit të godinës nr.2 të kampusit universitar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Nga hetimet rezultoi se me datë 1 shkurt 2012 nga ana e Universetitetit Aleksandër Moisiu në cilësinë e autoritetit kontraktor është lidhur një kontratë shërbimi projektimi me subjektin UAECC, me object Hartimi i project-zbatimit për ndërtimin e një godinë të re në truallin e kampusit të ri universitar.

Kontrata edhte firmosur nga Ulpian Hoti me detyrë kancelar UADM në cilësinë e porositësit dhe subjektit AUECC, në cilësinë e projektuesit. Projektet sipas kontratës do të dorëzoheshin brenda 90 ditëve.

Më 24 janar 2013 universiteti lidh kontratë sipërmarjje me subjektin Kevin Konstruksion, me object vazhdimin e ndërtimit të kampusit të ri Universitar, godina e dytë.

Kontrata është firmosur nga Ulpian Hoti me detyrë kancelar UAMD dhe subjektit “Kevin Konstruksion” me administrator Safet Gjicin. Ky i fundit më vonë u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kukësit dhe pas skandalit seksual në zyrën e tij të punës, u largua nga kjo detyrë dhe është dënar me 3 vite burgim për korrupsion.

Për tu kthyer te hetimi rezulton se në mars 2013 lidhet një kontratë për mbikqyrjen e punimeve mes universitetit dhe kompanisë “Gjeokonsult” me administrator Hamit Mustafa. Më 11 mars kompania Kevin Kontruksion dhe mbikqyrësi i punimeve njoftojnë fillimin e punimeve në object. Më 7 maj 2013 sipërmarrësi dhe mbikqyrësi dorëzojnë situacionin nr.1 për punimët e kryar për periudhën mars-maj 2013.

Një vit pasi sipërmarrësi ka përfunduar pilotat dhe shtresat mbi pilota për të cilat është paguar nga investitori mbikqyrësi Gjeokonsult&CO i ka dërguar investitorit një propozim tekniko-ekonomik mbi ndryshmet dhe mangësitë ne project-preventiv. Në shkresën me nr.extra mbikqyrësi propozon ndryshimin e gjatësisë dhe diametrit të pilotave të gurit, pasi pas testimeve të kryera prej tij, ka rezultuar se terreni ishte i papërshtashëm dhe pilotat duheshin ridimensionuar. Në relacionin e përpiluar nga mbikqyrësi ka nënshkryar edhe kontraktori “Kevin Konstruksion” si dhe perfaqësit të entit prokurues, si rektori i Universitetit Mit’hat Mema, kancelari Ulpian Hoti dhe punonjësa Valbona Begici. Në të njëjtën kërkesë mbikqyrësi i punimeve ka paraqitur një relacion teknik pa datë në të cilin kërkon shtimin e zërave dhe volumeve të punimeve sic ishte dhe shtimi i ndryshimit të zërave të preventivit për punimet teknike, si dhe kryerjen e punimeve të tjera të paparashikuara në projekt dhe ta paprokuruara, konkretisht ndërtimin e rrugëve të kampusit dhe ndërtimit e pusit të ujit.

Pas marrjes së kësaj kërkesë rektori ka ngritur një grup pune të përbërë nga 1 jurist dhe 4 inxhinierë të cilët do ta shqyrtimin atë dhe do të merrnin vendim. Grupi I punës ka vendosur ti miratojë propozimet teknike për punimet shtesë ne kampusin universitar, godina 2.

Pas kësaj kompania që mbikqyrte punimet dërgon për miratim dokumentat së bashku me studimin gjeologjik. Kjo sipas prokurorisë përbën shkelje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, për shkak se studimi gjeologjik është kryer nga studio e licensuar për hartimin e projektit.

Nuk ka asnjë njoftim nga sipërmarrësi apo mbikqyrësi për nevojën e kryerjes së një studimi gjeologjik, por edhe nëse kjo do të kishte ndodhur, nuk është mbykqyrësi që kryen këtë studim.

Për këto arsye prokuroria thotë se mbikqyrësi i punimeve, sipërmarrës, përfaqësuesit e autoritetit kontraktor kanë vepruar në kundërshtim me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi për ndërtimet, pasi kanë kërkuar dhe u janë miratuar praktika dhe procedura në kundërshtim me ligjin.

“Nga korrespodenca me UAMD jemi informuar se nuk disponojmë Oponencë Teknike të kryer për ndërtimin e objektit nga kqyrja e dokumentave që ndodhen në dosjet e administruara, konstatohet që gjatë zbatimit të ptojektit janë përdorur pesë preventine të ndryshiëm, është lejuar kryerja e punimeve të paparashikuara, pa projektzbatim dhe pa procedurë prokurorimi, sic është ndërtimi i rrugës dhe pusit të ujit”, thekson prokuroria.

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme