Ekskluzive 30 Qershor 2024, 14:46 Nga VNA

Klodian Allajbeu, "oktapodi" i koncesioneve të Shëndetësisë. Kush janë njerëzit në hije të biznesmenit të Spitalit Amerikan, përse hesht Prokuroria, politika dhe media?

Ndaje në Whatsapp
Klodian Allajbeu, "oktapodi" i koncesioneve të

Skandali i Spitalit Onkologjik nuk është një episod i shkëptur i realitetit të mjekësisë në Shqipëri, por thjesht një fotografim i një segmenti të asaj që ndodh çdo ditë me pacientët në dyert e spitaleve publike.

Edhe pse nuk flitet dhe nuk shkruhet, e vërteta e abuzimeve fshihet tek interesat e spitaleve dhe klinikave private. Siç ishte rasti i klinikës “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi. Por ky rast është maja e ajsbergut të abuzimeve flagrante me pacientët në nevojë. Sepse pjesën e “luanit” e marrin spitalet e mëdha private. Ato që veç pacientëve “gratis” nga keqshërbimi në spitalet publike marrin nga shteti edhe koncencione me miliona euro duke mos ofruar as minimumin e shërbimit për të cilin paguhen.

Një i tillë është dhe koncencioni i dializës. Një nga më të hershmit në shëndetësi, investigimi për të cilin ka kaluar thuajse në heshtje nga politika dhe media. Arsyet janë të qarta dhe të lidhura fort me pronarin e Spitalit Amerikan, i cili ka përfituar këtë koncencion, duke përdorur emrat e familjarëve të tij që nuk kanë asnjë lidhje me mjekësinë.

Pavarësisht heshtjes së blerë shtrenjtë në një kallëzim të depozituar në SPAK ndaj biznesmenit Allajbeu thuhet se “është provuar jashtë çdo dyshime të arsyeshëm se qëndron pas dhe është përfituesi i parave të koncesionit tjetër, atë të hemodializës”.

Por si lidhet Klodian Allajbeu me këtë koncesion? Kush janë emrat e tjerë veç Sokol Ramizit që punojnë si hije për llogari të biznesmenit kontrovers në fushën e shëndetësisë? Si lidhet Allajbeu me Rasim Hamzarajn, ky i fundit i afërt i ish-ministrit të Shëndetësisë nga radhët e LSI-së Petrit Vasili?

Referuar dokumenteve rezulton se Sokol Ramizi, përmes “T-MEDSS” është ortak me 30 për qind me administrator Rasim Hamzaraj. Ky i fundit, kontrollon 35 për qind të pronësisë së kompanisë “Megapharma” përmes bashkëshortes së tij, Monika Hamzaraj. Rasim Hamzaraj rezulton të jetë ndër njerëzit e besuar të Klodian Allajbeut.

Biznesmeni Allajbeu ka krijuar në Britaninë e Madhe kompaninë “Cambrige Sustainable Landscaping LTD” dhe në janar 2022 caktoi si drejtor të saj, Rasim Hamzarajn.

Në kallëzim thuhet se “kompania dyshohet se qarkullon paratë që rrjedhin nga koncesionet korruptive të Hemodializës (84 milionë euro) dhe Laboratorët (130 milionë euro). Këto para dyshohet se dalin nga Shqipëria drejt Holandës dhe më pas zhvendosen në Londër, ku ka dyshime se investohen në pasuri të paluajtshme.

Pikërisht Hamzaraj, dyshohet të ketë punuar për llogari të biznesmenit Allajbeu.

Në 2016, Rasim Hamzaraj dhe Ertel Kërçuku (ky i fundit mjek në spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut) i blenë Majlinda Fetiut për 30 milionë euro kompaninë që zotëronte kontratën koncesionare të hemodializës me vlerë 84 milionë euro. Fetiu është kushërira e Klodian Allajbeut.

Allajbeu ka lidhje të forta dhe dyshohet se kontrollon në mënyrë indirekte edhe koncesionin e laboratorëve. Në lidhje me ketë koncesion, rezulton se kompania e dytë që ka 33 për qind të shoqërisë koncesionare është kompania “AB Laboratory Solutions B.V”, e cila sipas aktit të themelimit është një shoqëri e krijuar sipas ligjeve të Holandës. Aktualisht ka administrator Konstantinos Karathano, që është djali i Janis Karathano.

Kompania ka një kapital prej 20 mijë eurosh dhe nuk ka asnjë lidhje me laboratorët dhe shëndetësinë.

Kompania “AB Laboratory Solutions B.V” është në pronësi të kompanisë “PEGASUS shpk” me ortak të vetëm Janis Karathano.

Kompania “AB Laboratory Solutions B.V”, e koncesionit të Laborateve me pronar Janis Karathano, rezulton të ketë lidhje me kompanitë që zotërojnë koncesionin e Hemodializës, ku tej çdo dyshimi qëndron Klodian Allajbeu.

Kompania “AB Laboratory Solutions B.V” e koncesionit të Laboratorëve me pronar Janis Karathano, ka edhe një lidhje tjetër në Hagë të Holandës me kompanitë që kontrollojnë koncesionin e Hemodializës. Referuar dokumenteve rezulton se shoqëria “Arimo BV” që kontrollon shumën e koncesionit të Hemodializës dhe shoqëria “Vendeka” e Allajbeut janë të regjistruara në të njëjtën adresë në Hagë. “Arimo BV” bleu në nëntor 2016 aksionet e kompanisë “Evita” të Rasim Hamzarajt. Kompania “Evita” kontrollon në masën 85 për qind shoqërinë “Dia Vita”, që ka fituar koncesionin e Hemodializës.

Të gjithë këto personazhe i bashkon edhe një tjetër fakt. Kompania “Pegasus” e Karathanos, kompania “Evita” dhe “Arimo BV” me seli në Hollandë e po ashtu “Megapharma” dhe “T-MEDSS” të Sokol Razimit janë bashkuar në shumë raste dhe kanë fituar tendera me vlerë miliona euro në sektorin e shëndetësisë.

Koncesionet e Hemodializës (84 milionë euro) dhe Laboratorët (130 milionë euro), në total 214 milionë euro nuk ofrojnë as shërbimin minimal për pacientët. Në korrik të vitit 2016, 2 pacientë që po merrnin dializën vdiqën dhe një inferermiere u asfiksua, ndërkohë që ambjenti ku ndodheshin u përfshi nga flakët. Lajmi u zhduk nga media dhe bashkë me të dhe hetimet. E njëjta situatë ndodh dhe me koncencionin e Laboratorëve, ku numri i analizave është i kufizuar dhe pacientët detyrohen të bëjnë analiza në privat. Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria do t’i shkojë deri në fund hetimit të skandalit në Spitalin Onkologjik. A do të hetojë dhe do të vendosë drejtësinë në vend, apo thjesht do bëjë kurban disa klinika të vogla që ndoshta thjesht kanë shkelur në kallon e spitaleve private të mëdha. Atje ku paguhet çmim i lartë jo vetëm për të marrë shërbim, por dhe për të mbyllur gojën e klinikave të vogla që i prekin tek fitimet.

Video

Një operacion masiv policor kundër bandës Comando Vermelho ka kthyer Rio de Janeiron në zonë lufte. Deri tani janë konfirmuar 64 të vdekur, përfshirë 4 oficerë policie, ndërsa burimet lokale flasin për mbi 100 viktima në total. Më shumë se 2,500 forca policore morën pjesë në bastisjen e favelave Alemão dhe Penha, ku bandat reaguan me dhunë ekstreme, duke përdorur dronë me granata, pushkë automatike dhe autobusë të rrëmbyer për të bllokuar rrugët. Banorët raportuan shpërthime dhe të shtëna të pandërprera. Guvernatori Cláudio Castro e quajti situatën “luftë kundër narko-terroristëve”, ndërsa Presidenti në detyrë Geraldo Alckmin mblodhi qeverinë për të shqyrtuar ndërhyrjen ushtarake. Qyteti është paralizuar: 45 shkolla të mbyllura, transporti publik i pezulluar dhe mijëra njerëz të bllokuar. Ndërkohë, drejtuesi i rrjetit kriminal, Edgar Alves Andrade (Doca da Penha), vijon të jetë në arrati. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet.

Alarm! Kreu i KLSH kërkon ndihmë në emër të stafit. Si mund të auditojmë kryeministrin?

Fredi Beleri pa arsim të lartë ankohet se në Shqipëri nuk ka Universitete në gjuhën greke.

Janë sekuestruar snajpera, pistoleta, sasi dinamiti. Një person ka përfunduar në pranga. Armët janë gjetur në një furgon me mbishkrimin “mirëmbajtja rrugore”. -12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; -6 armë zjarri automatike; -5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); -1 silenciator; -17 krehra për armë zjarri të ndryshme; -pjesë të ndryshme armësh zjarri; -15 000 fishekë; https://www.vna.al/kronika/zbulohet-furgoni-me-armatim-snajper-dhe-municion-luftarak-i16258

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme