Ekskluzive 3 July 2024, 17:00 Nga VNA

KLSH konstatoi shkelje të rënda në Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pashlyera

Ndaje në Whatsapp
KLSH konstatoi shkelje të rënda në Agjencinë e Menaxhimit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pashlyera ku ka konstatuar shkelje të rënda.

Një prej tyre lidhet më moshën e kredimarrësve, të dhëna të cilat mungojnë, që sipas KLSH-së dëshmon për papërgjegjshmëri të institucionit.

“Me kalimin e viteve shumë nga kredimarrësit kanë dalë në pension ose kanë ndërruar jetë. Në lidhje me debitorët që kanë ndërruar jetë sipas të dhënave të Agjencisë rezulton se janë identifikuar 92. Nga auditimi konstatohet se kjo databazë nuk është e saktë, pasi janë konstatuar minimalisht edhe 3 debitorë që kanë ndërruar jetë të cilët nuk gjenden në të dhënat e raportuara të Agjencisë, duke shfaqur neglizhencë dhe papërgjegjshmëri të Agjencisë në zbutjen dhe eleminimin e këtij rrisku”, thuhet në raport.

KLSH ka konsatuar si shkelje edhe faktin se Këshilli Mbikqyrrës i Agjencisë ka ushtruar pjesërisht kompetencat e tij ligjore, pasi në vitin 2021 nuk është siguruar që llogaritë financiare të Agjencisë të kontrollohen nga një ekspert i jashtëm.

Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pashlyera  është drejtuar një periudhë kohen nga Eri Koshaj i cili në 20 nëntor 2023 kallëzoi  bashkëshortin e eprores së tij, ministres së Financave  Delina Ibrahimaj se e kishte goditur me thikë për shkak të detyrës.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme