Ekskluzive 2 July 2024, 16:30 Nga VNA

Gjykata e Apelit e ka orentuar SPAK të hetojë nëse zyrtarët e Bashkisë kanë vepruar në formën e bashkëpunimit të thjeshtë apo në formën e bashkëpunimit të posaçëm

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Apelit e ka orentuar SPAK të hetojë nëse zyrtarët

Gjykata e Apelit të Posacëm fshikullon SPAK për dosjen 5D dhe e orienton prokurorinë të hetojë në drejtim të dyshimeve se zyrtarët e Bashkisë së Tiranës kanë vepruar në formën e bashkëpunimit të thjeshtë apo në formën e bashkëpunimit të posaçëm. Për skandalin 5D janë arrestuar tre ish drejtorët Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe. Molla e Qato dyshohen si pronarët de fakto të 5D qe merrte tendera nga Bashkia e Tiranës.

Skandali me dosjen 5D zbuloi se Erion Veliaj ju kishte dhënë drejtorëve të tij, pronarë de fakto të kompanisë edhe leje ndërtimi për 3 pallate. Pas këtij skandali nisi edhe hetimi pasuror per Erjon Veliaj e familjarët e tij.

Vendimi i Apelit të Posacëm është i njëjtë me atë që gjyqtari i Posaçëm Erion Bani shpalli për koncesionin e sterilizimit ku orientoi hetimin e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Pak ditë ne parë SPAK përgenjeshtroi lajmet e disa portaleve që shkruanin se në Gjykatën e Posaçme kanë mberritur disa fletëthirrje për zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Vonesat në ekzekutimin e tyre janë komentuar nga PD e Sali Berishës si një pakt mes kreut të SPAK dhe Edi Ramës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme