Ekskluzive 4 Korrik 2024, 09:09 Nga VNA

Arrestohet ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy persona

Burime të VNA bëjnë me dije se është ndaluar ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja. Të arrestuar janë edhe ish zëvendës ministri, Alfred Nikollaj, si dhe biznesmeni Ermal Kurtula. Ndërsa 4 të tjerë, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Leka dhe Bjona Zijaj janë me masa sigurie.

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Burime bëjnë me dije se Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla janë arrestuar në kuadër të hetimeve nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) nga BE.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Po ashtu, nga hetimet e SPAK ka rezulton se Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

SPAK dyshon se Ilir Beqaj pastronte paratë dhe përmes restorantin “Gzona”, tek Kalaja e Tiranës, ku ngrihen dyshime se ai ishte pronari “faktik” i restorantit, duke e drejtuar në mënyrë indirekte.

Kjo për faktin, se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në masën 50 për qind e kompanisë së zotëron restorantin, aksione që më pas i ka shitur dhe dhuruar tek Arti Malaj, i cili më pas ja ka shitur Eduart Curraj, administratorit të kompanisë farmaceutike “Delta Pharma”, që u bastis nga SPAK, për shkak se ka dyshime se Beqaj e ka favorizuar edhe kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

SPAK ka dyshime se restoranti është në zotërim indirekt nga  Beqaj dhe janë bashkëpunëtorët e tij, kryesisht Ermal Kurtlaj që përpiqet të shmangë çdo lloj përfshirje të ish-ministrit, me qëllim që të mos ketë probleme me ligjin.

Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Prokuroria ka rezultuar se Ermal Kurtulaj rezulton i përfshirë në punët e restorantit Gzona. Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë.

“Nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj,” – thuhej në hetimet e SPAK.

Në dosjen e SPAK përmendej si i përfshirë në këtë skemë edhe një restorant i njohur në kryetqytet, “Me Nam” në pronësi të barabartë mes Fisnik Filit dhe aktorit Ermal Mamaqi. Sipas dokumenteve, në tre raste, Fisnik Fili pret fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GZONA” me vlerë mbi 325 mijë lekë në total dhe nuk ka bërë blerje të treta me qëllim që paratë t’i kalojnë Ermal Kurtulajt.

“Këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte”, thuhet në dosjen e SPAK.

Gjithashtu, Ilir Beqaj është prej kohësh nën hetim për çështjen e sterilizimit, ku ishte marrë i pandehur dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e sterilizimit.

Në lidhje me këtë aferë ndodhen në burg ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin, Ilir Rrapaj, teksa jan╒ marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian./VNA.al/

Lexo gjithashtu

Video

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë Rrugën e Kombit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve nga terreni, intensiteti më i madh i mjegullës është regjistruar në zonën e Rrëshenit, ku shikueshmëria është shumë e kufizuar. Autoritetet rrugore u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Përmbytje të mëdha kanë goditur kryeqytetin Kingston të Xhamajkës, teksa uragani Melissa lëviz mbi Karaibe. Në disa zona të vendit pritet të bien deri në 76 centimetra shi. Rrugët në kryeqytet janë bllokuar dhe disa banorë po ecin nëpër ujë për të pastruar dëmet e shkaktuara. Ministri i Qeverisjes Vendore, Desmond McKenzie, deklaroi se i gjithë vendi “ka ndier fuqinë e Melissës”, e cila tashmë është përforcuar në një uragan të kategorisë së katërt.

Një bankomat në Sainsbury është vjedhur duke përdorur një makinë ngritëse teleskopike. Në video duket momenti kur bankomati ngrihet nga makina ngritëse teleskopike dhe ngarkohet në një automjet tjetër, i cili largohet me shpejtësi nga sheshi. Policia e Thames Valley njoftoi se po heton grabitjen që ndodhi rreth orës 00:50 të mëngjesit të së dielës në dyqanin lokal të Sainsbury’s në Brooklands Square, Milton Keynes. Sipas policisë, në vendngjarje është vendosur një perimetër sigurie dhe ka një prani të shtuar policore në zonë.

Mesditën e kësaj të marte në Durrës, një ngjarje e rëndë tronditi banorët e fshatit Shkallnur, ku djali 25-vjeçar Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, në banesë. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Rreth dy orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit. Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka shfaqur sjellje agresive. https://www.vna.al/kronika/vrau-babain-me-thike-arrestohet-25-vjecari-ne-durres-i16227

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme