Ekskluzive 9 Korrik 2024, 20:02 Nga VNA

A ndihmoi nepotizimi i bankës qëndrore, që drejtësia të mbyllë sytë para skandalit të mikrokredive?

Ndaje në Whatsapp
A ndihmoi nepotizimi i bankës qëndrore, që drejtësia të

Hetimi për abuzimet e mbi 30 mijë qytetarëve me skemat e mikrokredive ka nisur që më shkurt të vitit 2020, por Prokuroria e Tiranës ka vendosur të lëshojë masat e arrestit 4 vjet më pas. Në një kallzim që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë në Prokurorinë e Tiranës, thuhet se gjatë kohës së hetimeve zhvatja ndaj qytetarëve është zgjeruar dhe sofistikuar, duke arritur deri në marrjen e pronave të qytetarëve që kishin mbetur debitorë për vlera qesharake.

 

Një investigim i BIRN një ditë më parë tregoi rrugën që kishte bërë hetimi i kallzuar fillimisht nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj:

* Në shkurt të vitit 2020 dërgohet kallëzimi nga Etilda Gjonaj;

* Në vitin 2021 çështja dërgohet për kompetencë të SPAK nga dy prokurorët Arben Agovi dhe Ndini Tavani;

* Po këtë vit SPAK e kthen sërish në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë. Në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në atë kohë ishte prokurori Arben Kraja.

* Në prill 2024 një kallzim i bërë nga qyetarët disa muaj më parë për çështjen e mikrokredive pranë prokurorit Leonard Filopati dërgohet për hetime në SPAK i cili tashmë ka drejtues Altin Dumanin. Hetimi kërkon të verifikohen nëse ka shpërdorim detyre nga ana e guvernatorit Gent Sejko.

* Këtë herë dosja nuk kthehet më mbrapsht dhe SPAK deklaron zyrtarisht se është në fazën e hetimeve paraprake.

* Pas kësaj lëvizjeje, dy prokurorët që mbanin prej vitesh çështjen në sirtar dalin me një vendim dhe kërkojnë masa sigurie për 9 persona të përfshirë në skemën MCA-Final.

* Dy javë më pas ministri Ulsi Manja kallzon në prokurorinë e Tiranës 14 persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, mes të cilëve administratorë dhe përmbarues.

Disa pyetje që lindin natyrshëm janë se si ka mundësi që Ministria e Drejtësisë të presë që përmbaruesit të tjetërsojnë mijëra prona dhe të mos marrë masa për t’i hequr licencën, por pasi MCA dhe Final sekuestrohen vendos të bëjë kallzimin penal?

Si ka mundësi që disa përmbaruesve të kallzuar iu është hequr licenca 1 vit më parë për shkelje të natyrës penale, por kallzohen penalisht pas 1 viti?

Si ka mundësi që SPAK njëherë deklaron mos kompetencë për të hetuar aferën, qoftë dhe si grup i strukturuar kriminal apo si korrupsion dhe kur ka në krye një tjetër drejtues nis hetimet dhe e merr në shqyrtim çështjen?

Çfarë kanë të përbashkët Ulsi Manja dhe Arben Kraja? Sepse në bazë të deklaratave të pasurisë së të dy zyrtarëve të lartë, vihet re se të dy kanë bashkëshortet të punësuara si përgjegjëse sektori në Bankën e Shqipërisë.

Të gjitha këto pikëpyetje meritojnë një përgjigje që e vërteta të dalë në shesh, përgjegjësit para drejtësisë dhe fatkeqësia e mijëra familjeve shqiptare me këtë skemë gllabëruese të marrë fund. Rasti i Pal Trashaj duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë ata që mbyllën sytë e veshët para tragjedisë që luhej live në kurriz të shqiptarëve./VNA.al/

Lexo gjithashtu

Video

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë Rrugën e Kombit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve nga terreni, intensiteti më i madh i mjegullës është regjistruar në zonën e Rrëshenit, ku shikueshmëria është shumë e kufizuar. Autoritetet rrugore u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Përmbytje të mëdha kanë goditur kryeqytetin Kingston të Xhamajkës, teksa uragani Melissa lëviz mbi Karaibe. Në disa zona të vendit pritet të bien deri në 76 centimetra shi. Rrugët në kryeqytet janë bllokuar dhe disa banorë po ecin nëpër ujë për të pastruar dëmet e shkaktuara. Ministri i Qeverisjes Vendore, Desmond McKenzie, deklaroi se i gjithë vendi “ka ndier fuqinë e Melissës”, e cila tashmë është përforcuar në një uragan të kategorisë së katërt.

Një bankomat në Sainsbury është vjedhur duke përdorur një makinë ngritëse teleskopike. Në video duket momenti kur bankomati ngrihet nga makina ngritëse teleskopike dhe ngarkohet në një automjet tjetër, i cili largohet me shpejtësi nga sheshi. Policia e Thames Valley njoftoi se po heton grabitjen që ndodhi rreth orës 00:50 të mëngjesit të së dielës në dyqanin lokal të Sainsbury’s në Brooklands Square, Milton Keynes. Sipas policisë, në vendngjarje është vendosur një perimetër sigurie dhe ka një prani të shtuar policore në zonë.

Mesditën e kësaj të marte në Durrës, një ngjarje e rëndë tronditi banorët e fshatit Shkallnur, ku djali 25-vjeçar Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, në banesë. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Rreth dy orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit. Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka shfaqur sjellje agresive. https://www.vna.al/kronika/vrau-babain-me-thike-arrestohet-25-vjecari-ne-durres-i16227

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme