Ekskluzive 10 Korrik 2024, 20:09 Nga VNA

GJKKO urdhëron SPAK: Të hetohet guvernatori Sejko. Opozita hesht! Përse i është kyçur goja Berishës, Metës dhe Bashës?

Ndaje në Whatsapp
GJKKO urdhëron SPAK: Të hetohet guvernatori Sejko. Opozita hesht!

VNA publikoi mbrëmë një investigim ekskluziv ku zbuloheshin fijet që lidhnin interesat që shkaktuan skandalin e mikrokredive në Shqipëri. Këto fije të lidhura mes Guvernatorit të Bankës Gent Sejko, Ministrit të Drejtesisë Ulsi Manja dhe prokurorit Arben Kraja dëshmonin qartë mungesën e përgjegjësisë, neglizhencën dhe lidhjet nepotike që bënë të mundur që skandali i mikrokredive të zvarritej sa në zyrat e SPAK, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Tiranës. Këto vonesa të qëllimshme ose jo, zgjatën agoninë e mijëra shqiptarëve që ishin peng i një skeme të kredive të këqija dhe që u detyruan të paguanin shumëfish, tu sekuestrohej prona, apo dhe më rëndë si vetëvrasja tragjike e Pal Trashaj.

Sot Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë me themel skandalin e zhvatjes me mikrokreditë duke e vënë para përgjegjësisë institucionin hetimor ta hetojë me seriozitet. Fakt është që veç trajtimit sipërfaqesor të këtij skandali pakkush nga politika apo media është ndalur të flasë hapur dhe të thotë të vërtetën. Arsyet dhe interesat pse e vërteta fshihet nuk kanë nevojë për shumë shpjegime. Skema nepotike me të cilën është ndërtuar dhe funksionon administrata e Bankës së Shqipërisë (jo vetëm në epokën e Sejkos) tregon qartë “qokat” që bëhen për politikën nga një institucion që duhet të jetë i pavarur. Kjo duket të jetë dhe arsyeja pse sot nuk gjen deklarata as nga opozitarët për skandalin e mikrokredive.

E deri sa opozita të kuptojë se morali është rruga e vetme që të çon tek mbështetja popullore, po ripublikojmë në FB investigimin për rrjetën nepotike përgjegjëse për skandalin e mikrokredive.

 

Investigimi i VNA.al i publikuar ditën e djeshme

Hetimi për abuzimet e mbi 30 mijë qytetarëve me skemat e mikrokredive ka nisur që më shkurt të vitit 2020, por Prokuroria e Tiranës ka vendosur të lëshojë masat e arrestit 4 vjet më pas. Në një kallzim që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë në Prokurorinë e Tiranës, thuhet se gjatë kohës së hetimeve zhvatja ndaj qytetarëve është zgjeruar dhe sofistikuar, duke arritur deri në marrjen e pronave të qytetarëve që kishin mbetur debitorë për vlera qesharake.

Një investigim i BIRN një ditë më parë tregoi rrugën që kishte bërë hetimi i kallzuar fillimisht nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj:

* Në shkurt të vitit 2020 dërgohet kallëzimi nga Etilda Gjonaj;

* Në vitin 2021 çështja dërgohet për kompetencë të SPAK nga dy prokurorët Arben Agovi dhe Ndini Tavani;

* Po këtë vit SPAK e kthen sërish në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë. Në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në atë kohë ishte prokurori Arben Kraja.

* Në prill 2024 një kallzim i bërë nga qyetarët disa muaj më parë për çështjen e mikrokredive pranë prokurorit Leonard Filopati dërgohet për hetime në SPAK i cili tashmë ka drejtues Altin Dumanin. Hetimi kërkon të verifikohen nëse ka shpërdorim detyre nga ana e guvernatorit Gent Sejko.

* Këtë herë dosja nuk kthehet më mbrapsht dhe SPAK deklaron zyrtarisht se është në fazën e hetimeve paraprake.

* Pas kësaj lëvizjeje, dy prokurorët që mbanin prej vitesh çështjen në sirtar dalin me një vendim dhe kërkojnë masa sigurie për 9 persona të përfshirë në skemën MCA-Final.

* Dy javë më pas ministri Ulsi Manja kallzon në prokurorinë e Tiranës 14 persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, mes të cilëve administratorë dhe përmbarues.

Disa pyetje që lindin natyrshëm janë se si ka mundësi që Ministria e Drejtësisë të presë që përmbaruesit të tjetërsojnë mijëra prona dhe të mos marrë masa për t’i hequr licencën, por pasi MCA dhe Final sekuestrohen vendos të bëjë kallzimin penal?

Si ka mundësi që disa përmbaruesve të kallzuar iu është hequr licenca 1 vit më parë për shkelje të natyrës penale, por kallzohen penalisht pas 1 viti?

Si ka mundësi që SPAK njëherë deklaron mos kompetencë për të hetuar aferën, qoftë dhe si grup i strukturuar kriminal apo si korrupsion dhe kur ka në krye një tjetër drejtues nis hetimet dhe e merr në shqyrtim çështjen?

Çfarë kanë të përbashkët Ulsi Manja dhe Arben Kraja? Sepse në bazë të deklaratave të pasurisë së të dy zyrtarëve të lartë, vihet re se të dy kanë bashkëshortet të punësuara si përgjegjëse sektori në Bankën e Shqipërisë.

Të gjitha këto pikëpyetje meritojnë një përgjigje që e vërteta të dalë në shesh, përgjegjësit para drejtësisë dhe fatkeqësia e mijëra familjeve shqiptare me këtë skemë gllabëruese të marrë fund. Rasti i Pal Trashaj duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë ata që mbyllën sytë e veshët para tragjedisë që luhej live në kurriz të shqiptarëve./VNA.al/

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme