Ekskluzive 13 July 2024, 10:47 Nga VNA

Inceneratori i Tiranës/ SPAK lëshon masë sigurie edhe për Ilir Dedjan, biznesmeni që i paguan qiranë Ahmetajt në Zvicër

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori i Tiranës/ SPAK lëshon masë sigurie edhe për
Mes personave që SPAK ka lëshuar masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, është edhe biznesmeni Ilir Dedja. Dedja është miku i pronarëve “de facto” të inceneratorit të Tiranës, i cili doli garantor i qirasë së apartamentit ku po qëndron Arben Ahmetaj në Lugano të Zvicrës. Për lidhjet e këtij personi me bosët e inceneratorëve dhe ish zëvendëskryeministrin, VNA ka publikuar para disa javësh një investigim, që po e risjellim më poshtë.

Investigimi i publikuar nga VNA në datën 24 qershor:

Ilir Dedja ish ortaku i pronarëve “de facto” të inceneratorit të Tiranës rezulton të jetë personi garant i qirasë se Erjola Hoxhës në Zvicër. Erjola Hoxha është partnerja e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Dosja hetimore

Por qasja e shtetasit Ilir Dedja në jetën dhe aktivitetin e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesed së tij Erjola Hoxha nuk ka ndodhur as përciptas dhe as vitet e fundit. Në dosjen e prokurorëve të SPAK zbardhen fakte që shënojnë një raport të hershëm dhe të fortë ku së fundmi, Ilir Dedja rezulton një krah mbështetës edhe në ditët e arratisë së Arben Ahmetaj dhe të bashkëjetueses së këtij të fundit, Erjola Hoxha.

Konkretisht me shkresë nr.L151 datë 5 prill 2023, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë është kërkuar ndihmë juridike nga autoritetet e Drejtësisë të Konfederatës Zviceriane. Nga përgjigja e ardhur rezulton se:shtetasja Erjola Hoxha që prej datës 1 qershor 2022 është përfituese e një leje të vlefshme deri më datë 29 maj 2024 dhe banon në adresën 6963 Pregassona, Rruga Baschina 4 së bashku me vajzën e saj K.Ahmetaj. Babai I fëmijës është Arben Ahmetaj. Ajo jeton me të bijën në apartament në Lugano. Sipas kontratës së qirasë, Erjola duhet të paguajë 1750 franga zviceriane dhe garantues i kësaj kontrate është shtetasi Ilir Dedja.

Erjola Hoxha që nga dita e marrjes së lejes së qëndrimit është punësuar si konsulente pranë shoqërisë Phronesis Consultin SAGL c/o BBFID SA në Lugano. Sipas përllogaritjeve të tatimit të mbajtur në burim mbi pagat dhe të adhurat kompensuese për periudhën nga 1 qershor 2022 deri me 31 dhjetor 2022 rezulton se shtetasja Erjoa Hoxha ka marrë gjithsej 64 456.35 CHF bruto, e cila rezulton 9208,05 CHF në muaj.

Nga autorItetet zvicerane është hetuar shtetasi Ilir Dedja si person garantues I përbashkët për banesën e marrë me qira nga shtetasja Erjola Hoxha. Ilir Dedja ka lindur në Shqipëri por ai zotërin dhe një leje qëndrimi italiane.me profesion konsulent tregëtar pranë “Phronesis Consulting SAGL”, ai është dhe punëdhës I Erjola Hoxha.

Ilir Dedja është ortak dhe menaxher me të drejta individuale nënshkrimi për shoqërinë DRAX Consult Sagl”, CHE-308.845.327 regjistruar në regjistrin tregtar më datë 20.03.2017 me seli në Lugano. Të njëjtin funksuon ka kryer më parë për shoqërinë Swiss AX Sagl.n, regjistruar në regjistrin tregtar më datë 9 prill 2019. Gjithashtu është administrator i vetëm dhe zv-president për shpoqërinë 3-DDD Swiss Sa:, CHE-464.214.706 me adresë në Lugano, regjistruar në regjistrin tregtar më datë 28 janar 2019.

Shoqëria 3-DDD Swiss Sa. shfaqet në vijim në marrëdhënie me shoqërinë Integratet Energy BV SPV, që është kompania që ka gllabëruar miliona nga inceneratori i Tiranës. I përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare Arben Ahmetaj që prej datës 20 shtator 2023 ka statusin e azilkërkuesit në Zviocër dhe është mbajtën I lejes së qëndrimit të vlefshme deri në datë 9 janar 2024.

Banesa me qira, puna e bashkëjetueses dhe shpenzimet ende të larta të Ahmetajt janë fijet që e lidhin ende me inceneratorët dhe kompanitë që morën miliona euro pa bërë asnjë punë. Dosja e inceneratorëve vazhdon të mbetet një nga çështjet më të vështira për t’u hetuar dhe më të qartat për t’u kuptuar. Sa herë del një emër apo e dhënë e re, me pak përpjekje emrat dhe kompanitë të çojnë në 2-3 emra drejtuesish të lartë të qeverisë dhe bashkisë që mesa duket nuk arrijnë dot ti shkëpusin lidhjet dhe në arrati.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme