Ekskluzive 12 July 2024, 18:58 Nga VNA

Do lejohet Beleri që të betohet si deputet në PE? Ja çfarë thotë Drejtoria e Burgjeve për VNA

Ndaje në Whatsapp
Do lejohet Beleri që të betohet si deputet në PE? Ja

Një komision i posaçëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të mblidhet nesër, e shtunë, ora 10 për të shqyrtuar kërkesën e Alfred Belerit për leje, me qëllim që të udhëtojë drejt Strasburgut dhe të betohet si deputet i Parlamentit Europian.

Mediat greke kanë raportuar ditën e sotme, se Belerit i është miratuar leja, por zyrtarisht Burgjet thanë për VNA se ende nuk ka një vendimmarrje në lidhje me këtë çështje.

Rasti i Belerit është precedenti i parë, kur një i dënuar me vendim të formës së prerë kërkon leje me qëllim që të udhëtojë jashtë vendit e të betohet si eurodeputet. Më herët, ai fitoi garën në zgjedhet vendore të 14 majit 2023, duke u zgjedhur si kryebashkiak i Himarës, teksa ndodhej në paraburgim nën dyshimet për shitblerje votash.

Beleri tashmë është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor dhe KQZ i ka ndërprerë mandatin e kryebashkiakut. Himara shkon në zgjedhje më 4 gusht dhe ne garë për të marrë "frerët" e bashkinë janë Vangjel Tavo nën siglën e PS-së e Petro Gjikuria i propozuar nga Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Lexo gjithashtu

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme