Ekskluzive 16 July 2024, 11:56 Nga VNA

Top Channal në shkelje të ligjit, transmeton skena të papërshtatshme në orar ku para ekranit janë fëmijë

Ndaje në Whatsapp
Top Channal në shkelje të ligjit, transmeton skena të

Televizioni kombëtar “Top Channel” vazhdon i pashqetësuar të transmetojë skena pothuajse pornografike në orare të papërshtatshme. Kësaj rradhe në emisionin “E Diell”, i cili konsiderohet si program familjar dhe transmetohet pasditen e ditës së diel në një orar ku para ekranit janë edhe fëmijët, janë shfaqur sërish skena të papërshtatshme.

Një grup vajzash konkurrente të veshura me bikini shfaqeshin duke bërë twork, ose thënë më thjesht kërcim që nuk i linte vend imagjinatës dhe puthje në vende intime. Ky është një tjetër rast ku ky televizion për hir të klikimeve nuk zbaton ligjet dhe etikën e transmetimit, dhe për më tepër nuk merr asnjë masë nga institucionet përgjegjëse. AMA duhej të kishte reaguar sa më parë për këtë rast, pasi TV në fjalë po tregon që nuk e ka frikën e institucioneve.

Kujtojmë se edhe para disa javësh, VNA solli në vëmendje një tjetër rast nga emisioni “Përputhen” i këtij televizioni ku transmetoheshin skena aspak të hijshme. Por reagimi që publikuam jo vetëm që ka rënë në vesh të shurdhët, u kthyem dhe në shënjestër të “Top Channel” i cili përdori të drejtën që ka për transmetimet televizive për të na bllokuar lajmin.

Të shpresojmë që këtë reagim ta shohë AMA dhe të gjithë institucionet përkatëse, para se të kthehemi në shënjestrën e rradhës të televizionit për të na bllokuar sërish.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme