Ekskluzive 15 July 2024, 21:18 Nga VNA

Xhafaj arkitekti i reformës që sot sulmon drejtësinë, çfarë e tremb vëllain e Geronit?

Ndaje në Whatsapp
Xhafaj arkitekti i reformës që sot sulmon drejtësinë,

Drejtësia penale nuk mund jetë çështje numrash dhe statistikash në raporte- kështu ka deklaruar sot pasdite në Kuvend deputeti socialist, Fatmir Xhafaj. I njohur si një nga eksponentët që ka mbështetur dhe punuar për hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, Xhafaj nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sipas Xhafës, populizmi politik është i dëmshëm, populizmi gjyqësor edhe më i dëmshëm. Ish bashkëkryetari i komisionit të reformës e ka humbur entuziazmin për drejtësinë e re ndërsa ka deklaruar se:

“Drejtesia dënin me fakte jo me yshtjen e mediave dhe portaleve apo preferencave politike”.

Nuk dihet ç’mund ta ketë shtyrë Fatmir Xhafën të shprehë këto rezerva ndërkohë që gjatë fjalës së Altin Dumanit në Parlament ai nuk u shfaq dhe nuk u përball për të drejtuar ndonjë pyetje.

Vonesa në reagimin e zotit Xhafaj disa orë pas raportimit të Dumanit në seancë, mund të lidhet me pakënaqësinë që mazhoranca ka me aktet e fundit të SPAK ndaj eksponentëve të qeverisë apo dhe Bashkisë së Tiranës, ku Fatmir Xhafaj ka lidhje te dukshme dhe të padukshme familjare dhe institucionale.

Ndihma e zotit Veliaj për të marrë votat personale si deputet ishte kaq e dukshme në zgjedhjet e fundit dhe Xhafaj ishte krejtësisht në hije brenda grupit parlamentar te PS deri në janarin e këtij viti. Ku befas, idea për krijimin e një komisioni të përbashkët parlamentar për të mbikqyrur veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë (lexo SPAK) u përqafua nga kryeministri Rama i cili rehabilitoi ish Ministrin e Drejtësisë për të drejtuar këtë komision.

Mesa duket mërzitjen e vet, të shefit apo të miqve që hetohen nga SPAK, Fatmir Xhafaj nuk e ka mbajtur dot për gjatë duke e shprehur pakënaqësinë dhe në seancë plenare. Por për fat të mirë, reforma në drejtësi dhe institucionet që rrodhën prej saj, që sot shahen nga opozita me bekimin e mazhorancës, është miratuar me plot 140 vota, përfshirë dhe Xhafajn apo Berishën. Për fat të keq, ndoshta ata nuk e kanë menduar që jo gjithmonë do mund të kenë pushtet mbi institucionet e dretësisë, të paktën jo mbi çdo hallkë të saj.

Kjo fatkeqësi i ka bërë bashkë sot teksa nuk gjejnë dot rehat deri sa të nxjerrin mllefin dhe inatin që kanë për punën që ka bërë Prokuroria e Posaçme. Ndoshta mund t'i bashkojë edhe më shumë e t'i vijë dita ta shajnë e telendisin SPAK-un poshtë ballkoneve respektive. E deri sa ajo ditë të vijë, urojmë dhe shpresojmë që SPAK të ketë bërë punën e vet siç duhet, pa tension dhe pa presion të çdo lloji. Si e vetmja mënyrë për të na treguar se e vërteta vonon por nuk harron. Dhe kështu ndodh dhe me drejtësinë e munguar këto 30 vite!

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme