Ekskluzive 19 Korrik 2024, 14:46 Nga VNA

Megaskandali me mikrokreditë, sekuestrohen kompanitë MCA dhe Final, përndoqën dhe kërcënuan debitorët e familjarët e tyre. Iu bllokuan edhe pagat duke I lënë pa bukën e gojës

Ndaje në Whatsapp
Megaskandali me mikrokreditë, sekuestrohen kompanitë MCA dhe Final,

Rreth orës 10.30 të ditës së sotme me një vendim të prokurores Antoneta Sevdari, oficerët e Policisë vendosën sekuestro mbi kompanitë Micro Credit Albania dhe Final, të cilat përmes një skeme te mirëorganizuar mashtrimi me mikrokreditë zhvatën mijëra qytetarë shqiptarë.

Ndaj personit juridik, Micro Credit Albania rëndojnë dyshimet për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, ndërsa mbi “Final” akuzat e “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” dhe  “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

“Nga hetmet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të  tyre (aktivitetit të  blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro”, theksoi prokurorisë. Nga hetimi rezultoi se në mënyrë abuzive shoqëritë dhe personat nën hetim kanë përdorur të  dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme. Ata kanë përdorur numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj. Përmes presioneve psikologjike dhe përndjekjes së debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet  telefona të vazhdueshme kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje të reja të kredive, duke rritur vlerën e borxhit.

Këto shoqëri thekson prokuroria kanë përdorur gënjeshtrën që konsistonte në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore. Ata kanë sekuestruar llogaritë bankare të debitorëve duke i lënë mijëra qytetarët pa minimumin jetik.

Sipas prokurorisë, këta shoqëri kanë sekuestruar pronat e paluajtshme edhe kur vlera e papaguar e kredisë është shumë e vogël dhe këta prona i kanë shitur në ankande fiktive dhe pronat kanë vlerësuar fiktivisht.

“Të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë  të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para  dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera”, thekson prokuroria.

Në këtë skemë mashtrimi që ka prekur të paktën 30 mijë qytetarë janë të përfshirë edhe përmbarues, në zyrat e të cilëve ditën e sotme është ushtruar po ashtu kontroll. Për skandalin e mikrokredive, pasi “fjeti” më shumë se 4 vite prokuroria e Tiranës mbi dosje nxori disa masa sigurie ndaj disa prej të cilëve ku më kryesori ishte Arben Meskuti. Qytetarët janë zhvatur në atë pikë sa kanë shkuar deri në vetëvrasje sic ishte rasti i Pal Trashaj. Për këtë skandal, SPAK po heton edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme