Ekskluzive 17 July 2024, 22:31 Nga VNA

VIDEO/ Deklaratat shokuese të shefes së Onkologjikut: Personi me kancer nuk do të thotë se nuk është për punë

Ndaje në Whatsapp
VIDEO/ Deklaratat shokuese të shefes së Onkologjikut: Personi me

Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, ka qenë ditën e sotme që të raportojë në Komisionin e Shëndetësisë, e cila ka bërë deklarata shokuese për çdo mendje normale. Këto deklarata VNA i ka përmbledhur në një video të shkurtër që e kemi publikuar në rrejetet sociale, ku ndër të tjera Çeliku është shprehur se personi që është me kancer nuk do të thotë që nuk është për punë.

Më tej shefja e spitalit që para pak kohësh u përfshi në një skandal të pa ndodhur më parë, e pranon se ka mungesa ilaçesh dhe me mënyrën si e thotë e konsideron si diçka normale, dhe jo ilaçe për pacientë që luftojnë me vdekjen.

Dhe në fund fare për t’i vënë kapakun idiotlliqeve që thoshte, shefja e Onkologjikut është shprehur sejemi i vetmi vend në botë që nuk kemi rradhë pritjesh në spitale, pasi sipas saj, 2 dhe 3 javë nuk quhen pritje.

“Dhe unë do të them me fakte, sepse mjekësia është fakt në fakt. Të sëmuresh me kancer nuk do të thotë që ti je e paaftë për punë. A në je duke vdekur, ky pastaj ndryshon. Pra, ne mundohemi gjithmonë që të bëjmë më të mirën e mundshme. A ja arrijmë? Edhe mbase jo. A ka mungesa, ka pasur dhe do të ketë mungesa. Këtë nuk ka pse ta fshehim fare. Unë tani jam duke i mësuar se nuk i kam ditur, thashë, duke qenë mjeke e thjesht asnjëherë se kisha vrarë mendjen se si funksiononte një spital. Unë do të them që jemi vendi i vetëm në botë që nuk kemi rradhë pritje. 2 javë dhe 3 javë nuk quhen javë pritje. Jo! Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare?” – është shprehur Silvana Çeliku.

Deklaratat e saj në Komisionin e Shëndetësisë, nuk janë as më pak dhe as më shumë por një fakt se Onkologjiku të metat i ka që nga drejtuesja e deri tek sanitaret. Për ta sjell në vëmendje, para disa javësh një hetim i Prokurorisë së Tiranës, zbuloi se një grup mjekësh të këtij spitali bënin biznes me ilaçet e të sëmurëve me kancer.

E meqenëse shefja në fund bën pyetjen “sa i besojmë mjekësisë shqiptare”, po i themi: zonja Silvana kur shohim se në krye të institucioneve janë njerëz si puna jote dhe se vartësit tuaj nuk kanë asnjë ndjenjë empatie, na bën të mendojmë se shëndetësia në vendin tonë ka marrë fund.

[video width="960" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Video-2024-07-17-at-9.03.16-PM.mp4"][/video]

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme