Ekskluzive 21 July 2024, 18:52 Nga VNA

Minutë pas minute, si ndodhi masakra e Memaliajt, 6 minutat e vrasësve në qytet

Ndaje në Whatsapp
Minutë pas minute, si ndodhi masakra e Memaliajt, 6 minutat e vrasësve

Toga e vrasësve e realizoi masakrën e Memaliajt në vetëm 6 minuta. Të paktën në këtë konkluzion ka dalë grupi I hetimit pasi ka analizuar lëvizjet në qytet të automjetit të vrasësve, që qëlluan në drejtim të lokalit të Shyqyri Kalemit duke e lënë atë të vdekur bashkë me kamarierin Gledio Muka dhe klientin Marsel Celas, si dhe të plagosur Artur Kalemin.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, VNA ka mësuar se automjeti tip BMV X5 i vjedhur, me targa po ashtu të vjedhura që i përkasin një automjeti tjetër, shfaqet në hyrje të Memaliajt dhe afrohet me shpejtësi te lokali afër Bashkisë.  Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga brenda makinës me kallashnikovë, dhjetra plumba, por në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vetëm 7 gëzhoja, pasi të tjerat mendohen se kanë mbetur brenda automjetit. Pasi kanë kryer krimin, automjeti ka lëvizur në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejar i është vënë flaka, ku është shkrumbuar plotësisht. Këtu humbasin dhe gjurmët e autorëve të dyshuar.

Vrasja dyshohet të ketë motiv përplasjen mes grupeve kriminale që nis me ekzekutimin mafioz të Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanco te rrethrrotullimi i TEG-ut në qershor 2022. Në shënje hakmarrje u  vra Edmond Papa në dhjetor të të njëjtit vit në Tiranë. Dyshohet se vrasja e Papës mund të jetë organizuar nga Andrea Adriatik Kalemi që është kushëri i Sadikajt dhe djali i Shyqyri Kalemit që u ekzekutua pas mesnate të dielën.

Adriatik Kalemi iu mbijetoi dy atentateve në Greqi, ndërsa vëllai i tij Zamiri një tjetri në Tiranë.

Dyshimet e policisë janë se atentatin e Memaliajt e ka organizuar një prej emrave më kontrovers të botës së krimit, Eldjan A., pjesë e grupit të Edmond Papës.

Eldjan A., dyshohet dhe për krime të tjera të rënda, si vrasje apo rrëmbime.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme