Ekskluzive 19 July 2024, 15:43 Nga VNA

Ish bashkëshortin në arrati, vetë nën akuzë, Albina Mancka ish-gruaja e Arben Ahmetaj humbet dhe vendin e punës

Ndaje në Whatsapp
Ish bashkëshortin në arrati, vetë nën akuzë, Albina

Pas hetimeve të SPAK dhe marrjes si të pandehur nga ana e Prokurorisë së Posacme, Albina Mançka, ish-bashkëshortja e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj humbet vendin e punës.

Burime për VNA bënë me dije se dy muaj më parë, Mançka është larguar nga një bankë e nivelit të dytë ku punonte prej afro dy dekadash. Arsyet e largimit nuk bëhen me dijë, por burime te brendshme thonë se shkëputja e saj duket se erdhi për shkak të hetimeve të SPAK ndaj ish-bashkëshortit të saj, por edhe Manckës.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Ahmetaj, I cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë Rama, ka përfituar rryshfet dhe dhurata, në formën e pagesave të udhëtimeve luksoze nga biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës. Bashkë me Ahmetajn, e pandehur është marrë edhe Mancka si dhe dy biznesmenët, Mërtiri e Zoto, të cilët ashtu sikurse edhe ish-zv.kryeministri janë në arrati. SPAK në kuadër të hetimit ka sekuestruar edhe një vilë luksoze në Palasë, një nga zonat elitare në bregdetin e jugut, në emër të shtetases E.D, por që sipas prokurorëve ishte pasuri e fshehur e ish gruas së Ahmetaj.

Ndërkohë ish zvkryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në Zvicër ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai së bashke me partneren Eriola Hoxha dhe vajzën e tyre të mitur janë në pritje të miratimit të kërkesës për azil.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme