Ekskluzive 21 July 2024, 00:38 Nga VNA

Masakër në Memaliaj/ Vriten në atentat tre persona, dyshohet për hakmarrje mes familjeve Sadikaj, Kalemaj-Papa (Emrat)

Ndaje në Whatsapp
Masakër në Memaliaj/ Vriten në atentat tre persona, dyshohet

Atentat mafioz me 3 të vrarë dhe të plagosur në Memaliaj. Viktimat janë identifikuar si Shyqyri Shaban Kalemi, Marsel Cela dhe Gledio Riza Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Atentati është bërë në lokalin që është në pronësi të fisit Kalemi në qytet, që ndodhet pranë Bashkisë dhe një nga viktimat është edhe kamarieri i lokalit.

Gjithashtu mësohet se Shyqyri Kalemi është babai i Adriatik Kalemit dhe daja i Aleksandër Sadikajt.

Policia dyshon se motivi i ngjarjes makabër është saga e hakmarrjes që vijon prej kohësh mes familjeve Sadikaj-Kalemaj me atë Papa.

Zanafilla është që nga ekzekutimi mafioz i Aleksandër Sadikaj në qershor të 2022 tek rrethrrotullimi i TEG, teksa në makinën e tij shpërtheu një sasi e madhe tritoli.

Në shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikaj u ekzekutua në Tiranë, Edmond Papa. Aleksandër Sadikaj është nip në familjen Kalemi në Memaliaj.

Pas vrasjes së Edmond Papës, u bënë disa atentate ndaj pjesëtarëve të familjes Kalemi. Fillimisht në një ishull në Greqi iu bë atentat Andrea alias Adriatik Kalemit. Ai mundi ti mbijetojë atentatit.

Më pas u tentua të vritej në burg, ndërsa sa fundmi në Tiranë u tentua të vritej Zamir Kalemi vëllai i Adriatik Kalemit.

Njoftimi i Policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., M. C., dhe G. M, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet.

Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme