Ekskluzive 25 Korrik 2024, 17:42 Nga VNA

KLSH shqetësim për mazhorancën dhe opozitën, PS-PD bashkojnë votat për ta vënë nën kontroll

Ndaje në Whatsapp
KLSH shqetësim për mazhorancën dhe opozitën, PS-PD

Nga VNA.al

Pasi ranë dakord për gjoja Reformën Zgjedhore për të mbyllur listat, PS dhe PD kanë arritur një tjetër pakt këtë herë për të vënë nën kontroll KLSH.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi thuajse pa zhurmë politike dhe mediatike ngritjen e Komisionit për mbikqyrjen e Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ky komision si rrallëherë u votua me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër.

Përbërja e tij do të jetë e ngjashme me dy Komisionet Hetimore që mazhoranca ja bëri “dhuratë” opozitës në këmbim të fikjes së flakadanëve në Kuvend. Kryetari i komisionit do të jetë nga PD, ndërsa shumicën e anëtarëve do ta ketë PS. Thënë ndryshe, demokratët do të drejtojnë atë që do vendosë shumica socialiste. Pjesë e këtij Komisioni do të jenë, drejtuese Emilia Koliqi (PD), nënkryetare Eslenvera Zake (PS), ndërsa anëtarë do jenë Alban Xhelili (PS), Pranvera Resulaj (PS), Sorina Koti (PD).

Qëllimi i këtij komisioni nuk mund të fshihet pas artificave të të dy palëve për të vënë nën kontroll dhe presion KLSH. Kjo u duk qartë dhe në mbledhjen e ditës së martë të Komisionit të Ekonomisë, ku drejtuesi i këtij komisioni, Eduart Shalsi, thirri për herë të katërt kreun e KLSH, Arben Shehun duke i kërkuar llogari pse ky i fundit kishte kapur në shkelje dhe kërkonte shkarkimin e drejtoreshës së Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbin. Madje në mënyrë të jashtëligjshme, Shalsi ftoi në komision për t'u justifikuar Mimoza Dhëmbin, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në raste të ngjashme.

Në mënyrë gati injoruese dhe poshtëruese, Eduart Shalsi e trajtoi kreun dhe përfaqësuesit e KLSH si vartës të tij edhe në rastin e raportimit për skandalin e ushqimeve te kontaminuara të AKU apo dhe të institucioneve të tjera.

KLSH nuk është institucion i pakritikueshëm. Qasja për problematika dhe çështje të veçanta kanë shkaktuar jo pak polemika. Megjithatë puna e KLSH është e padiskutueshme në raste si inceneratorët apo skandale të tjera. Ku akuzat e derimëtanishme të SPAK për zyrtarë të lartë janë bazuar dhe në raportet e këtij institucioni.

Mesa duket vendosja e KLSH nën hyqmin e mazhorancës është hapi i rradhës drejt uzurpimit të kompetencave të Institucioneve të pavarura dhe atyre të drejtësisë. Jo më kot Komisioni i Posaçëm që drejtohet nga Fatmir Xhafa dhe që ka në plan të kontrollojë punën e SPAK, ka nisur nga puna duke i lënë bosh por të “ngrohta” vendet e deputetëve të opozitës.

Me gjasë, pas konsensusit për aministinë edhe të të dënuarve nga Gjykata e Posaçme, pseudoreformës dhe listave të hapura, komisionit për kontrollin e KLSH, në shtator pritet të nisë angazhimi dypalësh dhe konsensual PD-PS për të kontrolluar SPAK.

E gjitha mund të konsiderohet “normale” kur organizohet dhe zbatohet nga një mazhorancë e korruptuar. Por kur në këtë proces bashkon votat dhe opozita, atëherë diçka nuk shkon vërtet mirë për shqiptarët./VNA.al/

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme