Ekskluzive 26 July 2024, 17:52 Nga VNA

Hetuesit belgë zbarkojnë në Shqipëri, pyesin në burg Ardian Çapjan

Ndaje në Whatsapp
Hetuesit belgë zbarkojnë në Shqipëri, pyesin në burg

Ardian Çapja, i konsideruar nga SPAK si kreu i një grupi kriminal që urdhëronte vrasje për hakmarrje, është marrë në pyetje nga hetuesit belgë. Aktualisht ai ndodhet në një burg të sigurisë së lartë pasi është dënuar me burgim të përjetshëm pasi dyshohet se urdhëroi vrasjen e babë e bir Nezir e Gentian Beqiri në 2012 në Elbasan

Burime të besuara për VNA thanë se belgët e pyetën Çapjan për disa personazhe të njohur të botës së krimit në vend, si dhe për marëdhëniet që kishte me Bledar Mucën, i cili u ekszekutua në Belgjikë. Dëshmia e Ardian Çapjas mbahet top sekret, por mendohet se mund ti shërbejë hetimeve që autoritetet belgë po kryejnë rreth eksponentëve shqiptarë të krimit.

Një prej këtyre eksponentëve ishte dhe Bledar Muca, njeri i besuar i Ardian Çapjas, i cili u qëllua për vdekje ne Belgjikë.

Muca iu kishte shpëtuar dy atentateve në Shqipëri, ndërsa ishte i dyshuari kryesore për vrasjen e ish-oficerit të policisë, Roland Rexhepi i njohur si Doda dhe vëllait të tij, Ilir Rexhepi, por asnjëherë nuk u dënua për këto krime.

Ndërkohë, Ardian Çapja, bashkë me nipin e tij, Florenc Çapja që ndodhet në Dubai, janë dënuar si urdhërues dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir në vitin 2012 në shtëpinë e tyre në Elbasan.

Gentian Beqirin e akuzonte si pjesëmarrës  në vrasjen e vëllait të tij, Sokol Çapja. Kundër Ardian e Florenc Çapjas u rrëfye i penduari Ervis Bardhi, por të pandehurit e kanë kundërshtuar dëshminë e tij duke e konsideruar si të pabesueshëm dëshmitarin.

Ardian Çapjas i ekzekutuan edhe avokatin e tij, Ravik Gurrën në një lokal në zemër të Elbasanit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme